Përdorimi I Furrës; Si Punon Furra Me Mikrovalë; Kontrolli Nëse Furra Funksion Siç Duhet - Samsung MS23K3515AW User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 198
Përdorimi i furrës
Si punon furra me mikrovalë
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson
gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
• Shkrirje
• Ringrohje
• Gatim
Parimi i gatimit.
SHËNIM
Duke qenë se pjesa e mesit të ushqimit gatuhet me shpërndarje nxehtësie, gatimi vazhdon
edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe
në këtë manual duhet të respektohen për të garantuar:
• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
• Temperaturën e njëjtë në të gjithë ushqimin.
MS23K3515AW_OL_DE68-04421Q-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 11
1. Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni
reflektohen në zgavër dhe shpërndahen
njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit në
pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet
njëtrajtësisht.
2. Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një
thellësi prej rreth 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi
vazhdon ndërkohë që nxehtësia shpërndahet
brenda ushqimit.
3. Koha e gatimit ndryshon sipas enës së
përdorur dhe karakteristikave të ushqimit:
• Sasia dhe dendësia
• Përmbajtja e ujit
• Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Kontrolli nëse furra funksion siç duhet
Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç
duhet në çdo kohë. Nëse keni dyshime, drejtojuni seksionit me titull "Zgjidhja e problemeve"
në faqet 22 deri në 24.
SHËNIM
Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e
saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali (100 % - 800 W), uji do të marrë
më shumë kohë për të zier.
Hapeni derën e furrës duke tërhequr dorezën.
Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Mbyllni derën.
Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s) dhe
caktojeni kohën në 4 ose 5 minuta duke shtypur
butonin START/+30s (FILLO/+30s) aq herë sa
duhet.
Furra e ngroh ujin për 4 ose 5 minuta.
Uji duhet të fillojë të ziejë.
Shqip 11
6/28/2018 7:03:03 PM

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ms23k3515 seriesMs23k3515ak

Table of Contents