Udhëzimet E Sigurisë; Udhëzime Të Rëndësishme Mbi Sigurinë - Samsung MS23K3515AW User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 198
Udhëzimet e sigurisë
UDHËZIME TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI PËR T'IU REFERUAR NË TË
ARDHMEN.
PARALAJMËRIM: Nëse dera apo gominat e derës janë të dëmtuara,
furra nuk duhet të vihet në punë derisa të riparohet nga një person
kompetent.
PARALAJMËRIM: Është e rrezikshme që një person, i cili nuk është
kompetent, të kryejë riparime ose shërbime që kanë të bëjnë me
heqjen e kapakut i cili mbron nga ekspozimi ndaj energjisë së
mikrovalëve.
PARALAJMËRIM: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen
në enë të vulosura pasi kanë tendencë të shpërthejnë.
PARALAJMËRIM: Lërini fëmijët të përdorin furrën të pambikëqyrur
vetëm kur janë dhënë udhëzimet e duhura, në mënyrë që fëmija
të jetë në gjendje ta përdorë furrën në mënyrë të sigurt dhe të
kuptojë rreziqet nga mospërdorimi në mënyrën e duhur.
Kjo pajisje është parashikuar për përdorim vetëm në shtëpi dhe
nuk është parashikuar për përdorimet e mëposhtme:
• në ambientet e kuzhinës për stafin në dyqane, zyra dhe
mjedise të tjera pune;
• në shtëpitë në ferma;
• nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi;
• në mjediset që ofrojnë fjetje dhe mëngjes.
MS23K3515AW_OL_DE68-04421Q-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 3
Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme për përdorim në
furrën me mikrovalë.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre, hidhini një sy
furrës, pasi ekziston mundësia e marrjes flakë.
Furra me mikrovalë është parashikuar për ngrohjen e ushqimeve
dhe të pijeve. Tharja e ushqimeve ose e veshjeve dhe ngrohja e
jastëkëve me korrent, shapkave, sfungjerëve, rrobave të lagura dhe
të ngjashme me këto mund të çojë në rrezik lëndimi, marrjeje flakë
ose zjarri.
Nëse vini re (del) tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbajeni derën të mbyllur, për të shuar flakët.
Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në vlim
shpërthyes të vonuar, prandaj duhet treguar kujdes kur të mbani
enën.
Përmbajtjet e biberonëve dhe vazot me ushqim për bebet, duhet të
trazohen dhe të tunden si dhe të kontrollohet temperatura para se
të konsumohen, për të shmangur djegiet.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të nxehen
në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë
ndaluar nxehja e mikrovalës.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të hiqen mbetjet e
ushqimeve.
Shqip 3
6/28/2018 7:03:02 PM

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ms23k3515 seriesMs23k3515ak

Table of Contents