Bosch MUZ9VLP1 Instruction Manual page 50

Hide thumbs Also See for MUZ9VLP1:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Disqet e copëtimit 
Shtimi i përbërësve
Kujdes!
Kini parasysh lartësinë maksimale të 
mbushjes. Përfundoni përpunimin para se 
përbërësit të prekin kapakun.
  ■ Kur pajisja është në punë, hiqni cilindrin 
dhe shtoni përbërësit nëpëmjet hinkës.
  ■ Për të shtuar sasi të mëdha ose 
përbërës, vendoseni çelësin rrotullues 
në y dhe prisni derisa të ndalojë 
pajisja. 
  ■ Rrotullojeni multimikserin në drejtim 
kundërorar dhe hiqeni.
  ■ Hiqni kapakun.
  ■ Shtimi i përbërësve.
  ■ Vendosni kapakun. Vendosni 
multimikserin. Përpunoni më tej 
përbërësit. 
Disqet e copëtimit
Udhëzime: 
  – Disqet prerës të kthyeshëm: Ana e 
dëshiruar duhet të tregojë me drejtim 
lart.
  – Disqe të njëanshme: Ana e thikës / e 
ngritur duhet që pasi të vendoset të 
tregojë në drejtim lart. 
Disk prerës i kthyeshëm –
i trashë / i hollë
Për prerje në feta të trasha të 
frutave dhe perimeve (p.sh. patate të 
gratinuara ose patate furre) ose feta të holla 
(p.sh, sallatë trangujsh ose perime të holla). 
Shënjimi në disk: 
1 = ana e prerjes së trashë 
3 = ana e prerjes së hollë
Udhëzim: Disku prerës i kthyeshëm nuk 
është përshtatshëm për prerjen e djathit 
të fortë, bukës, panineve dhe çokollatës. 
Pritni patatet e ziera vetëm kur janë të ftohta.
50 
Disk copëtimi i
kthyeshëm –
i ashpër / i imët
Për prerjen me rende të perimeve dhe 
djathit (prerja me anën e trashë të djathit 
Gouda ose Edamer për mbushjen e picave, 
ose me anën e imët për prerjen me rende të 
rrikës për garniturë ose bazë për salca). 
Shënjimi në disk: 
2 = ana e trashë e diskut copëtues 
4 = ana e imët e diskut copëtues
Udhëzim: Disku copëtues i kthyeshëm 
nuk është i përshtatshëm për copëtimin 
e arrave / lajthive ose djathit të fortë(p.sh. 
parmixhano). Përdorni anën e trashë për 
copëtimin e djathit të butë.
Disk rende – mesatar
Për prerjen me rende të patateve 
të paziera, djathit të fortë (p.sh. 
parmexhano), çokollatë të ftohtë dhe 
arra / lajthi.
Udhëzim: Disku rende nuk është i 
përshtatshëm për grirjen me rende të djathit 
të butë dhe djathit gjysmë të fortë.
Disk rende – i trashë
Për grirjen me rende të patateve 
të paziera (p.sh. për karkanaqe, 
brumca, ose qofte patatesh).
Disk prerës
profesional Supercut
i kthyeshëm –
i trashë / i hollë
Për prerjen e frutave dhe perimeve në 
feta të trasha ose të holla. Veçanërisht i 
përshtatshëm për ushqimet shumë të buta 
(p.sh. tomate të tejpjekura) dhe ushqimet 
me shumë fije (p.sh. presh ose selino). 
Shënjimi në disk: 
1 = ana e prerjes së trashë 
3 = ana e prerjes së hollë
Udhëzim: Disku prerës i kthyeshëm nuk 
është i përshtatshëm për prerjen e djathit 
të fortë, bukës, bukëzave dhe çokollatës. 
Pritni patatet e ziera vetëm kur janë të 
ftohta.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents