Philips AVENT SCF430 Manual page 159

Manual breast pump
Hide thumbs Also See for AVENT SCF430:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1 Për ruajtjen e qumështit të gjirit: mbylleni shishen me diskun izolues dhe unazën
mbërthyese (Fig. 11).
2 Për përgatitjen e shishes për ushqimin e foshnjës: vendosni një biberon në
unazën vidhosëse dhe vidhoseni unazën në shishe. Mbylleni biberonin me
kapakun e shishes (Fig. 12).
3 Në rast se me pompën manuale të gjirit ofrohet një gotë ruajtjeje, mbërtheni
kapakun mbi gotën e ruajtjes. Sigurohuni ta mbyllni mirë atë për të shmangur
rrjedhjen (Fig. 13).
4 Zbërtheni dhe pastroni të gjitha pjesët që kanë rënë në kontakt me qumështin
(shih 'Pastrimi dhe dezinfektimi') e gjirit.
Shënim: Për përdorim të sigurt të shisheve dhe të gotave të ruajtjes, lexoni
manualet e përdorimit të ofruara veçmas.
Paralajmërim: Ftoheni ose ngrijeni menjëherë qumështin e nxjerrë,
ose mbajeni në temperaturë ambienti për maksimumi 4 orë përpara se
të ushqeni foshnjën. Mos e ringrini kurrë qumështin e shkrirë një herë,
për të evituar rënien e cilësisë së qumështit. Mos shtoni qumësht të
freskët gjiri në qumësht të ngrirë gjiri, për të evituar rënien e cilësisë së
qumështit dhe shkrirjen e paqëllimshme të qumështit të ngrirë.
Shënim: Për më shumë informacion rreth pompës së gjirit dhe për këshilla në
lidhje me nxjerrjen e qumështit, vizitoni www.philips.com/avent.
Mbajtja
Mbajeni pompën e gjirit larg dritës direkte të diellit, pasi ekspozimi i zgjatur mund
të shkaktojë çngjyrosje. Ruajeni pompën e gjirit dhe aksesorët e saj në një vend të
sigurt, të pastër dhe të thatë.
Pajtueshmëria
Pompa manuale e gjirit Philips Avent është e përputhshme me të gjitha shishet
për bebe të gamës Philips Avent Natural dhe me gotat e ruajtjes Philips Avent me
ushqyes për gotën. Ne nuk rekomandojmë përdorimin e shisheve të qelqit Philips
Avent Natural me pompën e gjirit.
159
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents