Philips AVENT SCF430 Manual page 158

Manual breast pump
Hide thumbs Also See for AVENT SCF430:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
158
Shqip
Përdorimi i pompës së gjirit
Paralajmërim: Gjithmonë përdoreni pompën e gjirit me vatën.
Shënim: Nëse keni pyetje ose nëse hasni efekte anësore, kontaktoni mjekun.
Përdorimi i pompës së gjirit
1 Lajini mirë duart me ujë e sapun dhe sigurohuni që gjirin ta keni të pastër.
2 Ngjisheni trupin e pompës së montuar mbi gjoksin tuaj. Sigurohuni që thimtha e
gjirit të jetë në qendër, në mënyrë që vata të krijojë një izolim hermetik.
3 Filloni të shtyni ngadalë dorezën derisa të ndjeni thithjen në gji (Fig. 10). Më pas
lëreni dorezën të kthehet në pozicionin e saj të qëndrimit. Përsëriteni shpejt
këtë hap për 5 ose 6 herë për të nxitur refleksin e "lëshimit" të qumështit.
Shënim: Nuk është nevoja ta shtyni dorezën deri në fund. Shtyjeni aq sa
është komode për ju. Shpejt qumështi do të fillojë të rrjedhë, ndonëse nuk
përdorni të gjithë kapacitetin thithës që mund të krijojë pompa.
4 Kur qumështi fillon të rrjedhë, gjeni një ritëm më të ngadaltë duke shtypur
dorezën dhe duke e mbajtur të shtypur për deri një moment përpara se ta lini
të kthehet në pozicionin e qëndrimit. Vazhdoni me këtë ritëm ndërkohë që
qumështi është duke rrjedhur. Nëse ju lodhet dora, provoni të përdorni dorën
tjetër ose të përdorni pompën nga gjiri tjetër.
Shënim: Mos u shqetësoni nëse qumështi nuk rrjedh menjëherë. Qetësohuni
dhe vazhdoni pompimin. Ndërrimi i pozicionit të pompës mbi gjoksin tuaj herë
pas here ndihmon në stimulimin e rrjedhjes së qumështit.
5 Vazhdoni të pomponi derisa të ndjeni që gjiri nuk ka më qumësht.
6 Pasi të keni përfunduar nxjerrjen e qumështit, hiqni me kujdes pompën nga gjiri
dhe lironi shishen ose gotën e ruajtjes nga trupi i pompës. Pastroni pjesët e tjera
të pompës së gjirit që janë përdorur (shih 'Pastrimi dhe dezinfektimi').
Pas përdorimit
Paralajmërim: Vendosni në ruajtje vetëm qumësht gjiri të mbledhur
me pompën e pastër dhe të dezinfektuar.
Nëse parashikoni ta ushqeni foshnjën me qumështin e nxjerrë nga gjiri brenda
4 ditëve, qumështin mund ta ruani në frigorifer në një shishe ose gotë ruajtjeje
Philips Avent të montuar. Ndryshe, mund ta ruani qumështin e gjirit në frigorifer për
deri në 6 muaj.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents