Makita DPP200 Instruction Manual page 125

Cordless hole puncher
Hide thumbs Also See for DPP200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
9.
Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza
pune prej lecke sepse ato mund të ngecin.
Ngecja e dorezave të punës prej lecke në pjesët
lëvizëse mund të rezultojë në lëndime personale.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera
metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri
terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
7.
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2.
Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e
paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i
paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
3.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
ndërrimin e aksesorëve.
Udhëzimet e sigurisë për shpuesin e
vrimave me bateri
Është e rëndësishme përzgjedhja e duhur e
1.
presës dhe mprehësit. Zgjidhni presën dhe
mprehësin e duhur sipas formës së vrimës,
madhësisë së vrimës, trashësisë së materialit
të punës dhe llojit të materialit.
2.
Sigurohuni që çdo presë me anë me shkallë
që pengon rrotullimin e lirë, të instalohet saktë
në pistonin e presës përpara se të shtrëngoni
dadon e mbajtjes së presës.
3.
Për hapjen e vrimave në material pune në
formë kanali dhe material pune prej inoksi,
përdorni mprehësin që ju është dhënë
ekskluzivisht për këto materiale. Zgjidhni
vetëm kombinimin e presës dhe mprehësit
që është i përshtatshëm për trashësinë e
materialit të punës.
4.
Sigurohuni që presa dhe mprehësi të jenë
fiksuar mirë në pozicion me dadon ose
bulonin. Moskryerja e këtij veprimi mund të
shkaktojë dëmtime të rënda të veglës dhe lëndim
të rëndë të personit. Kontrolloni rregullisht dhe
shtrëngoni presën dhe mprehësin.
5.
Vegla është elektro-hidraulike. Kur
temperatura është e ftohtë, ajo duhet të ndizet
pa u vënë në punë për pak minuta përpara se
të filloni punët.
6.
Mbajeni fytyrën, duart dhe pjesët e tjera të
trupit larg nga zona e shpimit gjatë përdorimit.
7.
Hiqni kutinë e baterisë përpara se ta ndërroni
presën dhe mprehësin ose kur i kryeni
shërbimin apo kur bëni ndryshime.
Presa dhe mprehësi që është konsumuar,
8.
deformuar, çarë, thyer ose dëmtuar në çfarëdo
lloj forme mund të shkaktojë prishje të
veglës dhe aksident të rëndë. Zëvendësojini
menjëherë me të reja të furnizuara nga Makita.
9.
Kur bëni vrima në inoks, presa dhe mprehësi
mund të konsumohen më herët se kur bëni
vrima në materiale më të buta. Sigurohuni që
presa dhe mprehësi të jenë në gjendje të mirë,
pa konsumim dhe të padeformuara, të çara, të
thyera ose të dëmtuara në çfarëdo lloj mënyre.
Kontrolloni me shitësin tuaj përpara se të
shponi materiale të palistuara në specifikimet.
10. Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini pas 200 herë përdorimi.
Karbonçinat me gjatësi prej 6 mm ose më pak
mund t'i shkaktojnë dëmtim motorit.
11.
Kur e përdorni veglën vazhdimisht, temperatura
e saj mund të tejkalojë 70 °C që mund të
shkaktojë performancë të ulët. Në këtë rast,
ndaloni përdorimin për rreth 1 orë për të lejuar
që vegla të ftohet përpara se ta përdorni përsëri.
12. Mos mbuloni ose bllokoni vrimat e ajrit të
motorit sepse kjo mund të bëjë që motori të
mbinxehet, duke rezultuar në tym, zjarr dhe
shpërthim.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
125 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents