Bosch MUZ5CC1 Instruction Manual page 49

Cube cutter
Hide thumbs Also See for MUZ5CC1:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Çmontoni pajisjen e prerësit në kube
përpara pastrimit.
Shpëlajini të gjitha pjesët me ujë të
rrjedhshëm. Pastroni pjesët me furçë.
Boshtin e motorit pastrojeni vetëm me
leckë të njomë.
Pjesa e hapur e boshtit të motorit
(Figura E-7 ose G-7) nuk duhet të
bllokohet nga mbetje ushqimi ose gjëra të
tjera. Largoni mbetjet mirë duke përdorur
furçën.
Të gjitha pjesë e tjera (kutitë, kapakët,
cilindri shtytës, pajisja e grimcuesit me
ushqim të vazhdueshëm) mund të lahen në
enëlarëse.
Mos i vendosni pjesët plastike në
pjatalarëse sipër njëra-tjetrës, pasi mund të
shformohen.
Këshillë: Për të hequr ngjyrën e kuqe që
mbetet pas përdorimit të perimeve të tilla si
karota, hidhni pak vaj gatimi në një peshqir
dhe fërkoni me të pjesët plastike (jo disqet
prerëse). Pas kësaj, bëni shpëlarjen.
Receta
Sallata
(për afërsisht 4 persona)
– 4 patate të ziera, të ftohta
– 2 karota të ziera
– 4 vezë shumë të ziera
– 200 g gjoks pule të zier
– 1-2 kastravecë të kripur ose të marinuar
– 1-2 kastravecë sallate
– 300 g bizele, kokërrvogël (1 kuti e vogël)
– Kripë dhe piper
– 250 g majonezë
Prisni në kube, në nivelin 3 (2), patatet,
karotat dhe vezët e ziera por të
ftohta. Prisni në kube, në nivelin 5 (3),
kastravecët dhe mishin.
Në një enë sallate, përzieni të gjithë
përbërësit bashkë me bizelet.
Hidhni kripë dhe piper sipas shijes.
Përziejeni me majonezë dhe shërbejeni.
(për afërsisht 4 persona)
– 4 patate të ziera, të ftohta
– 500 g panxhar i kuq i zier
– 2 karota të ziera
– 2 kastravecë të kripur
– 100 g bizele kokërrvogël
– ½ presh (rreth 50 g)
– Kripë dhe piper
– 100 ml vaj gatimi
Prisni në kube, në nivelin 3 (2), patatet
e ziera por të ftohta, karotat, panxharin
e kuq dhe preshin. Prisni në kube, në
nivelin 5 (3), kastravecët e kripur.
Në një enë sallate, përzieni të gjithë
përbërësit bashkë me bizelet.
Hidhni kripë dhe piper sipas shijes.
Sallata shërbehet me vaj gatimi.
(për 2 persona)
– 150 g proshutë
– 3 patate të ziera dhe të ftohta
– 2 kastravecë të kripur ose të regjur
– 1 karotë të zier
– Bizele, gjysëm kutie
– Kripë dhe piper
Salca:
– ¼ kuti me ajkë qumështi të thartë
– ¼ kavanoz majonezë
Prisni në kube, në nivelin 3 (2), patatet
dhe karotat e ziera, por tashmë të
ftohta. Prisni proshutën dhe kastravecët
në kube në nivelin 5 (3).
Në një enë sallate, përzieni të gjithë
përbërësit bashkë me bizelet.
Hidhni kripë dhe piper sipas shijes.
Përzieni të gjithë përbërësit. Shërbehet
me ajkë të thartë dhe majonezë.
Receta
sq
49

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Muz5cc2

Table of Contents