Vendosja E Orës; Si Punon Furra Me Mikrovalë - Samsung GE83X Owner's Instructions & Cooking Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 193
vendoSja e orëS
Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Kur lidhet me energjinë, në
ekran shfaqet automatikisht ":0", "88:88" ose "12:00".
Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me 24 orë
ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:
• Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë
• Pas një ndërprerje të energjisë
Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në
periudhën e dimrit dhe anasjelltas.
Funksioni automatik i kursimit të energjisë
Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit
ose funksionimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet
dhe ora do të shfaqet pas 25 minutash.
Llamba e furrës do të fiket pas 5 minutash kur dera është e hapur.
1. Për të afishuar orën në...
Formatin me 24 orë
Formatin me 12 orë
Shtypni një ose dy herë butonin Clock (ora).
2. Caktoni orën me butonin h dhe minutat me butonin
min.
3. Kur shfaqet ora e saktë, shtypni sërish butonin
Clock (ora) për të nisur orën.
rezultati:
Ora shfaqet sa herë që nuk përdorni
furrën me mikrovalë.
GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 14
SI Punon Furra me mIKrovaLë
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar
mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as
ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
• Shkrirje
• Ringrohje/Gatim të çastit
• Gatim
Parimi i gatimit.
1. Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni
shpërndahen njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit
në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet në
mënyrë të njëtrajtshme.
2. Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi
prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj vazhdon gatimi ndërsa
nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.
3. Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe
karakteristikave të ushqimit:
• Sasia dhe dendësia
• Përmbajtja e ujit
• Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë,
gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e
qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar
për të garantuar:
• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
• Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit
14
2013-10-04
6:25:03

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents