Skil 3571 Original Instructions Manual page 177

Cordless circular saw
Hide thumbs Also See for 3571:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
a) Kontrolloni mbrojtësen e poshtme nëse mbyllet
mirë para çdo përdorimi. Mos e vini sharrën në punë
nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirshëm dhe
nuk mbyllet në çast. Mos e shtrëngoni apo lidhni
asnjëherë mbrojtësen e poshtme në pozicionin
e hapur. Nëse sharra rrëzohet padashur, mbrojtësja
e poshtme mund të përthyhet. Ngrijeni mbrojtësen e
poshtme me dorezën e tërheqjes dhe sigurohuni që lëviz
lirisht dhe nuk prek me lamën ose pjesë të tjera, në të
gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin e sustës së mbrojtëses
së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe susta nuk
funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen para
përdorimit. Mbrojtësja e poshtme mund të punojë
ngadalë për shkak të pjesëve të dëmtuara, depozitave
ngjitëse ose grumbullimit të copërave.
c) Mbrojtësja e poshtme duhet të tërhiqet manualisht
vetëm për prerjet e veçanta, si për shembull prerjet
me zhytje dhe prerjet e përbëra. Ngrijeni mbrojtësen
e poshtme duke tërhequr dorezën menjëherë sapo
doreza futet në material, doreza e poshtme duhet
të lirohet. Për të gjitha sharrimet e tjera, mbrojtësja e
poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
d) Shikoni gjithmonë që mbrojtësja e poshtme të
mbulojë lamën para se ta vendosni mbi tryezë ose
dysheme. Disku prerës i pambrojtur në lëvizje do të bëjë
që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në rrugën e
saj. Kini parasysh kohën që i duhet diskut prerës për të
ndaluar pasi lëshohet çelësi.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
Mos punoni me materiale që përmbajnë azbest
(azbesti konsiderohet kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruesin ose personat përreth);
mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një
pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash janë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mos e përdorni këtë sharrë së bashku me një tavolinë
sharre
Hiqeni baterinë nga pajisja para se të bëni ndonjë
rregullim ose të ndërroni ndonjë aksesor
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm disqe sharre që përkasin me të dhënat
karakteristike që tregohen në këto udhëzime përdorimi
dhe që janë testuar dhe shënuar sipas EN 847-1
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Përdorni vetëm disqe sharre me diametër minimal 184
mm, diametër maksimal 184 mm dhe vrimë aksi 16 mm
Asnjëherë mos përdorni disqe sharrash prej High Speed
Steel (HSS)
Asnjëherë mos përdorni disqe fërkimi/fresibël me këtë
disk
PARA PËRDORIMIT
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Hiqni të gjitha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
GJATË PËRDORIMIT
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
Në rast të ndonjë bllokimi ose defekti elektrik ose
mekanik, fikeni menjëherë mjetin dhe hiqeni baterinë.
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
BATERITË
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me
këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar.
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi.
Temperatura e lejuar e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikohet 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
mbeturinat shtëpiake
177

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents