Makita LM003G Instruction Manual page 36

Hide thumbs Also See for LM003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionin e makinerisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
makineria duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
KUJDES:
Mbajeni mirë kapakun e baterisë kur
montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën, më pas hapni kapakun e
baterisë.
► Fig.14: 1. Kapaku i baterisë 2. Leva e bllokimit
2.
Vendosni drejt gjuhëzën e kutisë së baterisë me
të çarën në kositëse, më pas rrëshqitni kutinë derisa të
bllokohet në vend me një kërcitje.
► Fig.15: 1. Kutia e baterisë
3.
Mbylleni mirë kapakun e baterisë.
Për të hequr kutinë e baterisë nga kositësja;
1.
Tërhiqni lart levën e bllokimit të kapakut të
baterisë dhe hapni kapakun e baterisë.
2.
Tërhiqni kutinë e baterisë nga kositësja ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
3.
Mbyllni kapakun e baterisë.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/
baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë. Makineria do të ndalojë
automatikisht gjatë punës nëse makineria ose bateria
janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur makineria/bateria përdoret në mënyrë të tillë që
të kërkojë nivele të larta jonormale rryme, makineria
ndalon automatikisht dhe llamba treguese ndizet në të
kuqe. Në këtë situatë, fikeni makinerinë dhe ndaloni
punën që shkaktoi mbingarkesën. Pastaj ndizeni
makinerinë për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria mbinxehet, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba treguese ndizet në të kuqe.
Lëreni makinerinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish
makinerinë.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur bie kapaciteti i baterisë, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba treguese fillon ndizet në të
kuqe. Nëse makineria nuk funksionon as kur shtypen
çelësat, hiqni baterinë nga makineria dhe karikojeni.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë makinerinë dhe i lejon asaj
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjithë hapat
e mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur makineria ka
arritur në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të
punës.
1.
Fikeni makinerinë dhe pastaj rindizeni për të
rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni makinerinë dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
VINI RE:
Nëse pajisja ndalon për një shkak që
nuk është përshkruar më lart, referojuni seksionit
për ndreqjen e problemeve.
SHËNIM: Koha në të cilën llamba fillon të ndizet varet
nga temperatura në vendin e punës dhe gjendja e
kutisë së baterisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
► Fig.16: 1. Llamba treguese
Kur bie kapaciteti i mbetur i baterisë, llamba treguese
pulson në të kuqe. Nëse puna vazhdon, makineria
ndalon dhe llamba treguese ndizet për në të kuqe. Në
këtë rast, ngarkoni kutinë e baterisë.
36 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents