Download Print this page

Makita 4131 Instruction Manual page 19

Metal cutter
Hide thumbs Also See for 4131:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Plani lëvizës (vizore udhëzues)
(Aksesor)
► Fig.9: 1. Kufizues (vizore udhëzuese) 2. Vida
Plani praktik lëvizës (vizorja udhëzues) ju mundëson
prerje të drejta tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni planin
me ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të morsetës në pjesën
e parme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi të njëjtë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Asnjëherë mos e përdridhni dhe mos ushtroni
forcë mbi vegël gjatë prerjes. Kjo mund të
shkaktojë mbingarkesë të motorit dhe/ose
zmbrapsje të rrezikshme, që mund të çojë në
lëndim të rëndë të punëtorit.
► Fig.10: 1. Fleta e sharrës me majë karbiti
2. Materiali i punës
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Vendoseni pllakën
e bazës mbi materialin e punës që do të pritet pa bërë
asnjë kontakt me fletën. Në vijim ndizeni veglën dhe
prisni derisa fleta të arrijë shpejtësinë e plotë. Lëvizeni
veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës,
duke e mbajtur rrafsh dhe duke përparuar lehtë derisa
të përfundoni prerjen. Mbajeni vijën e prerjes drejt dhe
shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme.
Dritarja e shikimit në bazë e bën të lehtë të shikoni
distancën ndërmjet skajit të përparmë të fletës së
sharrës dhe materialit të punës sa herë që fleta
vendoset në thellësinë maksimale të prerjes.
► Fig.11: 1. Dritarja e shikimit 2. Materiali i punës
SHËNIM:
Kur bëni prerje me kënd të drejtë, etj.,
ndonjëherë mbrojtësja e poshtme nuk lëviz me
lehtësi. Në rast të tillë përdorni levën e tërheqjes
për të ngritur mbrojtësen e poshtme që të nisni
prerjen dhe sapo fleta të futet në materialin e
punës, lëshoni levën e tërheqjes.
► Fig.12: 1. Leva e tërheqjes
KUJDES:
Mos përdorni fletë të deformuar ose të krisur.
Zëvendësojeni me një të re.
Mos i vini materialet stivë kur t'i prisni.
Mos prisni çelik të kalitur, çelik inoks, alumin,
dru, materiale plastike, beton, tjegulla, pllaka,
etj. Prisni vetëm çelik të butë.
Mos e prekni fletën e sharrës, materialin e
punës ose ciflat e prera me duar të zhveshura
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehta dhe mund t'ju djegin lëkurën.
Përdorni gjithmonë fletët e sharrës me majë
karbiti të përshtatshme për punën tuaj.
Përdorimi i fletëve të papërshtatshme të sharrës
mund të shkaktojë performancë të dobët të
prerjes dhe/ose të paraqesë rrezik për lëndime
personale.
Heqja e ciflave
► Fig.13: 1. Dritarja e shikimit
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga priza përpara se të instaloni
ose të hiqni kapakun për pluhurin.
Kapaku për pluhurin mund të nxehet për shkak
të ciflave të nxehta. Mos i prekni ciflat e prera
ose kapakun për pluhurin me duar të zhveshura.
Kur ciflat e prera mund të shihen nga dritarja e shikimit,
hiqini.
Shtyni dhe rrotulloni dorezën në drejtim orar deri në
simbolin
dhe më pas hiqni kapakun për pluhurin.
Hiqni ciflat e prera të mbledhura brenda kapakut për
pluhurin.
► Fig.14: 1. Kapaku për pluhurin 2. Çelësi
KUJDES:
Mos e ktheni veglën kokëposhtë. Ciflat e prera
të mbledhura brenda kapakut për pluhurin mund
të dalin nga kapaku për pluhurin.
Kapeni kapakun për pluhurin me kujdes që të
mos deformohet ose dëmtohet.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastroni mbrojtëset e sipërme dhe të
poshtme për t'u siguruar që nuk ka copëza
të grumbulluara metalike, të cilat mund të
pengojnë funksionimin e sistemit të poshtëm
mbrojtës. Një sistem mbrojtës i ndotur mund të
kufizojë funksionimin e duhur, gjë e cila mund
të shkaktojë lëndim të rëndë personal. Gjatë
përdorimit të ajrit të komprimuar për heqjen
e copëzave metalike nga mbrojtëset, mbani
mbrojtëse të përshtatshme për sytë dhe
frymëmarrjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Inspektimi i fletës së sharrës
Kontrolloni me kujdes fletën për krisje ose
dëmtime përpara dhe pas përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
Nëse vazhdoni të përdorni një fletë të pamprehur
mund të shkaktoni zmbrapsje të rrezikshme dhe/
ose mbingarkesë të motorit. Zëvendësojeni me
një fletë të re sapo ajo të mos presë siç duhet.
Fletët e sharrës me majë karbiti për prerësin e
metalit nuk mund të mprihen sërish.
19 SHQIP

Advertisement

loading