Download Print this page

Makita 4131 Instruction Manual page 18

Metal cutter
Hide thumbs Also See for 4131:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.1: 1. Leva 2. Drejtuesi i thellësisë
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Shikimi
► Fig.2: 1. Vija e prerjes
Kur bëni prerje, vini në vijë të drejtë pozicionin A në
pjesën e përparme të bazës me vijën tuaj të prerjes në
materialin e punës.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për veglat me buton zhbllokimi
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
çelës, ka një buton bllokimi.
Për të nisur veglën, shtypni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën çelës
për të ndaluar.
KUJDES:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa
shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
Për veglat pa buton zhbllokimi
► Fig.4: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Vendosja ose heqja e diskut të
sharrës
► Fig.5: 1. Kapaku për pluhurin 2. Çelësi
► Fig.6: 1. Çelësi heksagonal 2. Bllokimi i boshtit
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita të dhënë për
instalimin apo heqjen e diskut. Mospërdorimi i
këtyre çelësave mund të çojë në mbishtrëngim
ose shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonit
hekzagonal. Kjo mund të shkaktojë lëndime
serioze për punëtorin.
Mos e prekni fletën me dorë të zhveshur
menjëherë pas punës; mund të jetë shumë e
nxehtë dhe mund t'ju djegë lëkurën. Vishni një
palë doreza kur të hiqni një fletë të nxehtë.
Për të hequr fletën, në fillim shtyni dhe rrotulloni
dorezën që siguron kapakun për pluhurin në drejtim
orar në simbolin
Shtypni bllokuesin e boshtit në mënyrë që fleta të mos
rrotullohet dhe përdorni çelësin hekzagonal për të liruar
në drejtimin kundërorar bulonin me kokë hekzagonale.
Më pas hiqeni fllanxhën e jashtme dhe fletën.
Për të instaluar fletën, ndiqni procedurën e anasjellë të
heqjes. Fle Fletën instalojeni gjithmonë në mënyrë të
tillë që shigjeta në fletë të tregojë në të njëjtin drejtim si
shigjeta në kasën e fletës.
SIGUROHUNI QË TA SHTRËNGONI MIRË BULONIN
ME KOKË HEKZAGONALE.
► Fig.7: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Flanxha
e jashtme 3. Fleta e sharrës me majë karbiti
4. Flanxha e brendshme
Pasi të instaloni fletën, zëvendësoni kapakun për
pluhurin. Rrëshqitni kapakun për pluhurin me kujdes
që e çara në pjesën e tij të përparme të përshtatet me
pjesën e dalë në kasën e fletës. Sigurohuni që kapaku
për pluhurin të përshtatet siç duhet dhe më pas shtyni
dhe rrotulloni dorezën në drejtim kundërorar deri në
simbolin
.
► Fig.8: 1. Foleja 2. Pjesa e dalë
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Gjatë ndërrimit të diskut, sigurohuni të pastroni
gjithashtu mbrojtëset e sipërme dhe të poshtme të
diskut nga copëzat e grumbulluara metalike, ashtu siç
përshkruhet në seksionin "Mirëmbajtja". Përpjekje të
tilla nuk zëvendësojë nevojën e kontrollit e funksionimit
të mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
18 SHQIP
dhe hiqni kapakun për pluhurin.

Advertisement

loading