Philips NX0960 Manual page 84

Air cooker
Hide thumbs Also See for NX0960:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
84 SHQIP
-
Mos e lini pajisjen të funksionojë pa mbikëqyrje, gjithmonë sigurohuni që të jeni në kontroll të
pajisjes tuaj.
-
Gjithmonë përdoreni pajisjen me kapakun të mbyllur siç duhet.
-
Nëse përdorni funksionin "sous vide", sigurohuni të përdorni vetëm qese vakumi me cilësi të lartë.
(vetëm NX0960)
-
Vetëm qeset për gatim me vakum mund t'i bëjnë ballë temperaturës së lartë. Qeset jo për gatim me
vakum mund të shkrijnë. (vetëm NX0960)
-
Funksioni "sous vide" me temperatura nën 60°C nuk rekomandohet pasi mund të provokojë
zhvillimin e baktereve. (vetëm NX0960)
-
Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin
e rrjetit elektrik lokal.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin flakë, si për shembull mbulesë
tavoline ose perde.
-
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në kontakt me
ushqimin. Referojuni udhëzimeve në manual.
-
Mos gatuani kurrë mish, shpesë apo ushqime deti të ngrira. Gjithnjë shkrijini këta ingredientë
plotësisht përpara se t'i gatuani me avull.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
-
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti midis 10°C dhe 40°C.
Kujdes
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Nuk është menduar për
përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale të dyqaneve, zyrave, fermave apo ambiente të tjera
të punës. Ajo as nuk është menduar për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për
fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
-
Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se ta montoni,
çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni.
-
Mos e lëvizni pajisjen me avull kur është duke punuar.
-
Gjithmonë dërgojeni pajisjen te qendër shërbimi e autorizuar nga "Philips" për kontroll ose riparim.
Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
-
Përdorni ujë vetëm në depozitën e ujit. (vetëm NX0960)
-
Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë.
-
Vëreni pajisjen vetëm mbi sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale dhe të rrafshët.
-
Temperatura, lagështira dhe koha e propozuar në presete synohen si udhëzues dhe ndryshojnë në
bazë të llojit dhe sasisë së ushqimit që keni vendosur në pajisje.
-
Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime profesionale ose
gjysmëprofesionale, apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, garancia bëhet
e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
-
Për të mbushur, rimbushur ose zbrazur depozitën e ujit, hiqeni nga pajisja. Mos e anoni pajisjen e
plotë për të zbrazur depozitën e ujit. (vetëm NX0960)
-
Nëse lëngjet duhet të hiqen nga foleja e gatimit përdorni një sfungjer ose diçka të ngjashme. Mos e
anoni pajisjen për ta zbrazur. (vetëm NX0960)
-
Meqë ushqimet ndryshojnë nga origjina, madhësia dhe marka, sigurohuni që ato janë gatuar
mjaftueshëm përpara se t'i servirni.
-
Mos përdorni folenë e pajisjes si depo, përveç aksesorëve të përshtatshëm.
-
Mos e ringrini ushqimin pasi të ketë shkrirë.
-
Mos përdorni acide acetike për pastrimin e smërçit.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents