Shqip - Philips NX0960 Manual

Air cooker
Hide thumbs Also See for NX0960:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome.
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Rrezik
-
Mos e zhytni kurrë bazamentin në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë.
-
Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë.
-
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
-
Mos përdorni mjete të mprehta ose me gjemba për të pastruar grykën e ujit brenda folesë së
gatimit, kjo mund të shkatërrojë grykën. (vetëm NX0960)
-
Mos e mbushni folenë e gatimit me vaj pasi mund të përbëjë rrezik për zjarr.
-
Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që pajisja është duke punuar.
-
Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që është duke punuar.
-
Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal që tregohet tek aksesorët ose nëse
cek kapakun.
Paralajmërim
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet ndërruar nga "Philips", agjenti i saj i servisit apo persona
me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.
-
Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
-
Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi të jashtëm apo një
sistemi të veçantë për komandimin nga distanca.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit. (fig. 1)
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijuese ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse
ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
-
Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç.
-
Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose të ndezshëm, as letër pjekjeje në pajisje
-
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me gaz apo mbi të të gjitha llojet e
stufave elektrike dhe pianurave elektrike ose në një furrë të nxehtë.
-
Mos e vendosni pajisjen e ndezur përkundër një muri apo pajisjeve të tjera, as poshtë objekteve që
mund të dëmtohen nga avulli, si muret dhe dollapët. Lini të paktën 10 cm hapësirë të lirë në pjesën
e pasme, në të dyja anë e pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
-
Gjatë përdorimit, del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbajini duart dhe fytyrën në distancë
të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit
-
Pajisja është e pajisur me xham të temperuar, nëse xhami është dëmtuar mos e përdorni më tej
pajisjen dhe kontaktoni një qendër shërbimi pranë jush. (vetëm NX0960)
-
Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
-
Aksesorët mund të nxehen gjatë dhe pas përdorimit të pajisjes - manovrojeni gjithmonë me kujdes.
-
Kini kujdes nga avulli i nxehtë që del nga pajisja gjatë gatimit, në modalitetin e mbajtjes ngrohtë ose
kur hapni kapakun. Kur kontrolloni ushqimin, përdorni gjithmonë mjete kuzhine me doreza të gjata.
-
Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të përshkruar në këtë manual dhe përdorni
vetëm aksesorë origjinalë të Philips.
-
Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga prodhues të tjetër apo që nuk rekomandohen
konkretisht nga Philips. Nëse përdorni aksesorë apo pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
-
Gjithmonë përdorni aksesorin e dedikuar për të përgatitur ushqimin tuaj. Mos e vendosni kurrë
ushqimin në kontakt të drejtpërdrejtë me gjeneratorin e avullit në pjesën e poshtme.

SHQIP

83

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents