Paralajmërime Shtesë Mbi Sigurinë - Gardena PowerMax Li-40/32 Operating Instructions Manual

Battery lawnmower
Hide thumbs Also See for PowerMax Li-40/32:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 17
pasi të keni goditur objekte të huaja. Inspektoni
makinerinë për dëmtime dhe bëni riparime përpara
se ta rindizni dhe ta përdorni;
nëse makineria nis të ketë dridhje jonormale
(kontrolloni menjëherë)
inspektoni për dëmtim,
zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e lira.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që makineria është në
gjendje të sigurt pune.
2. Kontrolloni vazhdimisht grumbulluesin e barit për
konsumim ose vjetrim.
3. Në pajisjet me tehe të shumëfishta, tregoni kujdes pasi
rrotullimi i një tehu mund të shkaktojë rrotullimin e
teheve të tjera.
4. Bëni kujdes gjatë rregullimit të makinerisë për të
parandaluar ngecjen e gishtave në tehet lëvizëse dhe
në pjesët e fiksuara të makinerisë.
5. Lëreni gjithmonë makinerinë të ftohet përpara se ta
ruani.
6. Gjatë kryerjes së shërbimeve tek tehet, bëni kujdes
pasi edhe pse burimi i energjisë është i fikur, tehet
mund të vazhdojnë të lëvizin.
7. Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe
aksesorë origjinalë.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Siguria e baterisë
Rreziku i zjarrit!
Bateria që do të ngarkohet duhet të
vendoset në një sipërfaqe rezistente ndaj
zjarrit e nxehtësisë dhe jo përcjellëse gjatë
ngarkimit.
Mbani objektet gërryese, të djegshme dhe
shpërthyese larg ngarkuesit të baterisë
dhe baterisë. Mos e mbuloni ngarkuesin e
baterisë dhe baterinë gjatë ngarkimit.
Në rast formimi tymi ose zjarri, shkëputeni
menjëherë ngarkuesin e baterisë.
Për të ngarkuar baterinë, përdorni vetëm
ngarkuesin origjinal "GARDENA ".
Përdorimi i ngarkuesve të tjerë të baterive
mund të dëmtojë bateritë në mënyrë të
pariparueshme dhe madje mund të
shkaktojë zjarr.
Nëse vini re zjarr: Shuani flakët me
materiale që reduktojnë oksigjenin.
22 - 001 - 05.10.2016
Rrezik shpërthimi!
Mbroni bateritë nga nxehtësia dhe zjarri.
Mos e lini mbi radiatorë dhe mos e
ekspozoni ndaj dritës së fortë të diellit për
një kohë të gjatë.
Mos e përdorni në atmosfera shpërthyese,
si p.sh. në prani të lëngjeve, gazeve ose
pluhurave të ndezshme. Bateritë mund të
krijojë shkëndija që mund të ndezin
pluhurat ose avujt.
Kontrolloni baterinë rezervë përpara çdo përdorimi.
Kontrolloni baterinë me sy përpara çdo përdorimi. Një
bateri jofunksionale duhet të asgjësohet në mënyrën e
duhur. Mos e dërgoni me postë. Për detaje të tjera,
kontaktoni kompanitë tuaja vendore të asgjësimit.
Për shkak të rreziqeve të lëndimit, mos e përdorni baterinë
si burim energjie për produkte të tjera. Përdoreni baterinë
vetëm për produktin e synuar "GARDENA ".
Përdoreni dhe ngarkojeni baterinë vetëm në temperatura
ambientit midis 0°C dhe 40°C. Lëreni baterinë të ftohet
pas periudhave të gjata të përdorimit.
Kontrolloni rregullisht kabllon e ngarkimit për shenja
dëmtimi ose amortizimi (brishtësi). Përdoreni vetëm në
gjendje të përkryer.
Mos e ruani baterinë në dritë dielli mbi 45 °C ose
drejtpërdrejtë. Në mënyrë ideale, bateria duhet të ruhet
nën 25°C, në mënyrë që shkarkimi vetjak të jetë i ulët.
Mos e ekspozoni baterinë në shi ose në kushte me
lagështirë. Uji që hyn në bateri rrit rrezikun e goditjeve
elektrike.
Mbani baterinë, veçanërisht vrimat e ajrit, në gjendje të
mirë (të pastër).
Nëse nuk planifikohet përdorimi i baterisë për një periudhë
të caktuar (periudhë dimri), ngarkojeni për të shmangur
shkarkimin e plotë.
Mos e ruani kur është ende e lidhur me një pajisje, kështu
parandalohet shpërdorimi dhe aksidentet.
Mos e ruani baterinë në vende ku ka elektricitet statik.
Siguria elektrike
Atak kardiak!
Ky produkt krijon fushë elektromagnetike
gjatë funksionimit. Në rrethana të
caktuara, kjo fushë mund të interferojë me
implantet mjekësore aktive ose pasive.
Për të zvogëluar rrezikun e rrethanave që
kanë gjasë të shkaktojnë lëndime ose
vdekje, u rekomandojmë personave me
implante mjekësore që të flasin me mjekun
e tyre dhe me prodhuesin e implantit
mjekësor përpara përdorimit të produktit.
357

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents