Philips AquaTrio Cordless 9000 Series Manual page 61

Hide thumbs Also See for AquaTrio Cordless 9000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
64
-
Për të shmangur nxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos
modifikoni, shponi apo dëmtoni produktet dhe bateritë dhe mos u shkaktoni qark të shkurtër, mos i
mbingarkoni dhe mos i ngarkoni bateritë duke ua lidhur kontaktet mbrapsht.
-
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë
me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini.
Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i hidhni.
-
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e
tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni
shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" në vendin tuaj
(shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale
të shtëpisë (Fig. 4).
-
Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
Heqja e baterive të rikarikueshme
Hiqni bateritë e rikarikueshme nga produkti, kur të hidhni produktin. Përpara se të hiqni baterinë,
sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza dhe që bateria të jetë plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të hequr baterinë e rikarikueshme.
1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë motori.
2 Shtypni butonin e shkyçjes dhe nxirrni baterinë nga pajisja (Fig. 5).

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents