Philips AquaTrio Cordless 9000 Series Manual page 60

Hide thumbs Also See for AquaTrio Cordless 9000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
-
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni. Hiqeni gjithmonë nga priza duke tërhequr
spinën e vogël nga pajisja dhe ushqyesin nga priza (Fig. 1).
-
Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
-
Gjatë fshirjes me fshesë korrenti, mos i bllokoni asnjëherë vrimat e nxjerrjes së ajrit në pjesën e pasme të
pajisjes.
-
Mos i pastroni pjesët e heqshme të pajisjes në enëlarëse. Këto pjesë nuk janë të përshtatshme për t'u larë
në enëlarëse.
-
Për të shmangur dëmtimin e materialit të bardhë të mbajtëses së filtrit, mos e pastroni atë me fshesë të
zakonshme korrenti apo me furçë.
-
Gjithmonë përdoreni fshesën me filtrin e vendosur.
-
Nëse e pastroni me ujë filtrin sfungjer që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë përpara
se ta vendosni sërish në mbajtësen e filtrit dhe në enën e pluhurit. Mos e thani filtrin sfungjer nën dritën
e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse rrobash. Mos e pastroni mbajtësen e filtrit me ujë.
Kjo pjesë nuk mund të lahet me ujë.
-
Ndërrojeni filtrin nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet ose nëse është dëmtuar (shih 'Porositja e
aksesorëve').
-
Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë ose që "Philips" nuk i rekomandon në
mënyrë të posaçme. Nëse përdorni aksesorë ose pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin për pastrimin pas përdorimit dhe stacionin e ruajtjes,
të montuar sipas udhëzimeve në manualin e përdorimit.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur sipas udhëzimeve në
manualin e përdorimit.
-
Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin e
karikimit.
-
Mos e mbani fshesën me shtupë përmbys, pasi kjo do të bëjë që uji të rrjedhë përmes vrimave për
nxjerrjen e ajrit të fshesës së dorës 3 në 1. Nëse kjo ndodh, pajisja ende mund të funksionojë në mënyrë
të sigurt.
-
Në raste të rralla, kur pajisja kryen ciklin AUTOCLEAN, ka gjasa që pajisja të ndalojë funksionimin papritur
në një mjedis me shkarkim elektrostatik. Më pas, mund ta rinisni funksionin AUTOCLEAN duke shtypur
butonin (Fig. 2) e mesit.
-
Duke qenë se kjo pajisje përdor ujë për të pastruar, dyshemeja mund të qëndrojë e lagur dhe e
rrëshqitshme për pak kohë (Fig. 3).
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
-
Përdoreni këtë produkt vetëm për qëllimin e synuar dhe ndiqni udhëzimet e përgjithshme dhe të sigurisë
për bateritë siç përshkruhet në këtë manual. Çfarëdo keqpërdorimi mund të shkaktojë goditje elektrike,
djegie, zjarr dhe rreziqe të tjera ose lëndime.
-
Karikojeni pajisjen vetëm me ushqyesin e ofruar. Përdorni vetëm ushqyes 34 V S036-1A340100HE. Në
ushqyes mund të gjeni numrin përkatës të tij.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 5 °C deri në 35 °C.
-
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit ose temperaturave të larta (pranë
sobave të nxehta, në furrat me mikrovalë ose mbi pianurat me induksion). Bateritë mund të shpërthejnë
nëse mbinxehen.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se
zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
Shqip
63

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents