Makita DUR192L Instruction Manual page 34

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR192L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të lagura.
Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar
8.
nga prodhuesi. Karikuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
9.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
10. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
11.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
Vënia në funksionim
Përpara se të montoni ose rregulloni veglën,
1.
hiqni kutinë e baterisë.
2.
Përpara se të instaloni kutinë e baterisë,
kontrolloni veglën për dëmtime, vida/dado
të liruara ose për ndonjë montim jo të saktë.
Zëvendësoni veglën prerëse nëse ajo është
përkulur ose dëmtuar. Kontrolloni të gjitha
levat e komandave dhe çelësat për një punë
më të thjeshtë. Pastroni dhe thani dorezat.
3.
Mos u përpiqni kurrë ta ndizni veglën nëse ajo
është e dëmtuar ose jo e montuar plotësisht.
Përndryshe mund të shkaktohen lëndime të rënda.
4.
Rregulloni rripin e krahut dhe dorezën sipas përmasave
trupore të përdoruesit, nëse mund të rregullohet.
5.
Kur fusni kutinë e baterisë, pajisjen prerëse
mbajeni larg trupit tuaj dhe larg çdo objekti
tjetër, përfshirë token. Ajo mund të rrotullohet
gjatë ndezjes dhe mund të shkaktojë lëndim ose
të dëmtojë veglën dhe/ose pronën.
6.
Hiqni çdo pykë rregullimi ose çelës për dado
përpara se të ndizni veglën. Një aksesor i lënë i
bashkuar me një pjesë rrotulluese të veglës mund
të shkaktojë lëndim personal.
Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen.
7.
Mos e përdorni asnjëherë veglën me mbrojtëse
të dëmtuara ose pa vendosur mbrojtëset!
8.
Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë
rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.
9.
Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e veglës prerëse, pajisjeve mbrojtëse
dhe e rripit të krahut.
Përdorimi
1.
Në rast emergjence, fikni menjëherë veglën.
2.
Nëse vëreni diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë,
dridhje) gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë. Mos e përdorni veglën derisa
të zbuloni shkakun dhe ta eliminoni.
3.
Pajisja prerëse vazhdon të rrotullohet për një
periudhë të shkurtër edhe pasi e keni fikur
veglën. Mos nxitoni të prekni pajisjen prerëse.
4.
Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut nëse
jepet me veglën. Mbajeni fort veglën në anën
tuaj të djathtë.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
5.
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Tregoni kujdes ngapengesat e
fshehura si trungje peme, rrënjë dhe kanale që
të mos pengoheni.
Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
6.
zona të pjerrëta.
Ecni, mos vraponi asnjëherë.
7.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë
8.
që të shmangni humbjen e kontrollit.
Nëse vegla përplaset fort ose bie, kontrolloni
9.
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni komandat dhe pajisjet e sigurisë për
keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshoni për
dëmtime, kërkojini qendrës sonë të autorizuar të
shërbimit të kryejë inspektimin dhe riparimin.
10. Bëni pushim për të parandaluar humbjen
e kontrollit për shkak të lodhjes. Ne
rekomandojmë që të bëni 10 deri në 20 minuta
pushim pas çdo ore.
Kur e lini veglën vetëm qoftë dhe për një kohë
11.
të shkurtër, hiqni gjithmonë kutinë e baterisë.
Vegla e pamonitoruar me kutinë e baterisë
të instaluar mund të përdoret nga persona të
paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
12. Nëse ndërmjet pajisjes prerëse dhe mbrojtëses
ngecin bar ose degë, fikni gjithmonë veglën
dhe hiqni kutinë e baterisë përpara se ta
pastroni. Përndryshe pajisja prerëse mund të
rrotullohet në mënyrë të paqëllimshme dhe të
shkaktojë lëndim të rëndë.
13. Mos i prekni kurrë pjesët e rrezikshme
lëvizëse përpara se këto pjesë të kenë ndaluar
plotësisht dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
14. Nëse pajisja prerëse godet gurë ose objekte të
tjera të forta, fikni menjëherë veglën. Më pas hiqni
kutinë e baterisë dhe inspektoni pajisjen prerëse.
15. Kontrolloni shpesh pajisjen prerëse gjatë
përdorimit për krisje ose dëmtime. Përpara
inspektimit, hiqni kutinë e baterisë dhe
prisni derisa pajisja prerëse të ketë ndaluar
plotësisht. Zëvendësoni menjëherë pajisjen
prerëse të dëmtuar, qoftë edhe kur ka vetëm
krisje sipërfaqësore.
16. Mos prisni asnjëherë mbi lartësinë e belit.
17. Përpara se të nisni prerje, prisni derisa pajisja
prerëse të arrijë një shpejtësi të qëndrueshme
pas ndezjes së veglës.
18. Kur përdorni vegël prerëse, rrotulloni
veglën në mënyrë të njëtrajtshme në formë
gjysmërrethi nga e djathta në të majtë, sikur po
përdorni një kosë.
19. Mbajeni veglën te sipërfaqet e izoluara të
kapjes sepse vegla prerëse mund të prekë tela
të fshehura. Vegla prerëse që prek tel me rrymë
mund të elektrizojë pjesët e ekspozuara metalike
të veglës dhe mund të shkaktojnë goditje elektrike
te përdoruesi.
34 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur192lst

Table of Contents