Makita DUR192L Instruction Manual page 33

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR192L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzime të rëndësishme sigurie
për veglën
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë dhe udhëzimet.
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të
rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të
shkaktojnë lëndime të rënda personale.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për t'iu referuar
në të ardhmen.
Përdorimi i synuar
1.
Kjo vegël është synuar për t'u përdorur vetëm për prerjen
e barit, barishteve, shkurreve dhe gëmushave. Nuk duhet
të përdoret për qëllime të tjera, si rregullim cepash ose
prerje gardhi, sepse kjo mund të shkaktojë lëndim.
Udhëzime të përgjithshme
Mos lejoni kurrë që vegla të përdoret nga njerëzit që
1.
nuk i njohin këto udhëzime, njerëzit (përfshirë fëmijët)
me aftësi jo të plota fizike, shqisore ose mendore,
ose të cilëve u mungon përvoja dhe njohuritë për
përdorimin e veglës. Fëmijët duhet të mbikëqyren për
t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
2.
Përpara se të ndizni veglën, lexoni manualin e
përdorimit për t'u njohur me përdorimin e veglës.
3.
Mos ia jepni hua veglën një personi, i cili nuk
ka përvojën ose njohuritë e mjaftueshme
për përdorimin e prerësve të shkurreve dhe
prerësve me fije.
Kur ta jepni hua veglën, bashkë me të jepni
4.
gjithmonë këtë manual përdorimi.
5.
Përdoreni veglën me kujdesin dhe vëmendjen
maksimale.
6.
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pas
konsumimit të alkoolit ose drogave, ose nëse
ndjeheni të lodhur ose të sëmurë.
7.
Mos u përpiqni kurrë ta modifikoni veglën.
8.
Ndiqni rregulloret e vendit tuaj për përdorimin
e prerësit të shkurreve dhe prerësit me fije.
Pajisjet mbrojtëse personale
► Fig.1
1.
Mbani syze mbrojtëse që të mbroheni nga
papastërtitë fluturuese ose nga objektet që bien.
Mbani mbrojtëse për veshët si p.sh. kufje
2.
mbrojtëse për të parandaluar humbjen e dëgjimit.
Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme për
3.
një përdorim të sigurt, si p.sh. kominoshe
pune dhe këpucë të forta që nuk rrëshqasin.
Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani
bizhuteri. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e
gjatë mund të kapen në pjesët lëvizëse.
Lexoni të gjitha
MOS lejoni që njohja ose
Siguria në zonën e punës
1.
Përdoreni veglën vetëm kur keni shikueshmëri
dhe kushte të mira drite. Mos e përdorni veglën
kur është errësirë ose kur ka mjegull.
Mos e përdorni veglën në atmosfera
2.
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të ndezshme. Vegla krijon
shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt.
3.
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në një
sipërfaqe të paqëndrueshme ose të rrëshqitshme,
ose në një vend të pjerrët. Gjatë dimrit bëni
kujdes nga akulli dhe bora dhe gjithmonë
sigurohuni që të mbështetni këmbët mirë.
4.
Gjatë përdorimit, mbajini personat e
pranishëm ose kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla. Fikeni veglën sapo të afrohet dikush.
Mos e përdorni kurrë veglën nëse ka njerëz
5.
pranë, sidomos fëmijë, apo kafshë shtëpiake.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës
6.
për gurë ose objekte të tjera të forta. Ato mund
të fluturojnë tutje dhe të rezultojnë në lëndim të
rëndë dhe/ose dëmtim të pronës.
7.
PARALAJMËRIM: Përdorimi i këtij produkti
mund të krijojë pluhur me përmbajtje
kimikatesh që mund të shkaktojnë sëmundje
të frymëmarrjes ose sëmundje të tjera. Disa
shembuj të këtyre kimikateve janë përbërësit
që gjenden në pesticide, insekticide,
fertilizues dhe herbicide. Rreziku ndaj këtyre
ekspozimeve varion në varësi të shpeshtësisë
së kryerjes së kësaj lloj pune. Për të pakësuar
ekspozimin ndaj këtyre kimikateve: punoni në
ambient të ajrosur mirë dhe punoni me pajisje
sigurie të miratuara, siç janë maskat kundër
pluhurit që janë projektuar posaçërisht për të
filtruar grimcat mikroskopike.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Mos e ekspozoni veglën në shi ose në kushte
1.
me lagështirë. Uji që hyn në vegël mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
2.
Mos e përdorni veglën nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik atë. Veglat që nuk mund të kontrollohen
me anë të çelësit janë të rrezikshme dhe duhet të
riparohen.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
3.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin
e fikjes përpara se të instaloni paketën e
baterisë, ta ngrini ose ta mbani veglën. Mbajtja
e veglës me gishtin mbi çelës ose furnizimi me
energji i veglës që e ka çelësin e ndezur bëhen
shkak për aksidente.
4.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
përdorni veglën në vende të lagështa ose të
lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që
hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
5.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
6.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur192lst

Table of Contents