Download Print this page

Makita HR3540C Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for HR3540C:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Mos përdorni kurrë "rrotullim me goditje" kur
mandrinoja e shpimit për ndryshimin e shpejtë
është e instaluar në vegël. Mandrinoja e
shpimit për ndryshimin e shpejtë mund të jetë e
dëmtuar.
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës
dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt
të objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë
e madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort
dhe bëni kujdes kur puntoja fillon të depërtojë
përmes objektit që po punohet.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme
për shtrëngim.
Shpime me pjesën qendrore prej
diamanti
Kur kryeni punime shpimi me majë prej diamanti,
gjithmonë vendoseni levën e ndryshimit në
pozicionin
për të përdorur regjimin e punës "vetëm
rrotullim".
KUJDES:
Nëse kryeni punime shpimi me majë prej
diamanti me anë të regjimit të punës "rrotullim
me goditje", puntoja me majë prej diamanti
mund të dëmtohet.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Vajosja
KUJDES:
Shërbimi duhet kryer vetëm nga qendra e
autorizuar e shërbimit e Makita.
Kjo vegël nuk kërkon lubrifikim të shpeshtë e të
përditshëm, sepse ajo ka një sistem të mbyllur
lubrifikimi me graso. Ajo duhet të lubrifikohet rregullisht.
Dërgojeni të gjithë veglën në një qendër të autorizuar
ose fabrikë të shërbimit të Makita për shërbimin e
lubrifikimit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Punto me majë karbiti SDS-MAX
Bulino shpuese
Punto me majë
Daltë e ftohtë
Puntoja me majë diamanti
Grasoja për çekiçin
Daltë për leskërim
Daltë për kanale
Grupi i mandrinos së shpimit pa çelësa
Grasoja për punton
Mbajtësja anësore
Matësi i thellësisë
Fryrësja
Syze mbrojtëse
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
19 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr3541fc