Download Print this page

Makita HR3540C Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for HR3540C:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
► Fig.8: 1. Mbajtësja anësore
KUJDES:
Gjithmonë përdorni mbajtësen anësore për
siguri veprimi gjatë shpimit në beton, në mur etj.
Mbajtësja anësore rrotullohet nga të dyja anët duke
lejuar një kapje të lehtë të veglës në çdo pozicion.
Lirojeni pak mbajtësen anësore duke e rrotulluar në
drejtim kundërorar, drejtojeni në pozicionin e dëshiruar
më pas shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim orar.
Instalimi ose heqja e puntos
► Fig.9: 1. Bishti i puntos 2. Grasoja për punton
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
► Fig.10: 1. Punto 2. Kapaku i mandrinos
Nëse puntoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni disa
herë poshtë kapakun e mandrinës. Më pas futeni punton
sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
► Fig.11: 1. Punto 2. Kapaku i mandrinos
Këndi i puntos (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
► Fig.12: 1. Leva e ndërrimit 2. Butoni bllokues
3. Treguesi
Puntoja mund të sigurohet në 24 kënde të ndryshme. Për
të ndryshuar këndin e puntos, shtypni butonin bllokues dhe
rrotulloni levën e ndërrimit që treguesi të jetë i drejtuar nga
simboli
. Rrotulloni punton në këndin e dëshiruar.
Shtypni butonin e bllokimit dhe rrotulloni levën e ndërrimit
që treguesi të jetë i drejtuar nga simboli
sigurohuni që puntoja të jetë siguruar duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
► Fig.13: 1. Matësi i thellësisë 2. Vida e shtrëngimit
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi vidën e mbërthimit dhe
rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e dëshiruar. Pas
rregullimit, shtrëngoni fort vidën e mbërthimit.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet folenë e
ingranazhit/motorit.
PËRDORIMI
Funksionimi i shpimit me goditje
► Fig.14
Caktojeni levën e ndërrimit te simboli
Poziciononi punton në vendin e dëshiruar për vrimën,
pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë mbi veglën.
Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira. Mbajeni veglën
në pozicion dhe mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion kur vrima bllokohet
me ashkla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën bosh,
më pas hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke e
përsëritur këtë disa herë, vrima do të pastrohet dhe do
të rifillojë shpimi normal.
Fryrësja (aksesor opsional)
► Fig.15: 1. Fryrësja
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
► Fig.16
Caktojeni levën e ndërrimit te simboli
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
Shpimi në dru ose metal
► Fig.17
. Më pas
Përdorimi i grupit opsional të mandrinos së shpimit pa
çelësa. Gjatë montimit, drejtojuni pjesës "Montimi ose
heqja e puntos" që përshkruhet në faqen e mëparshme.
Vendoseni levën e ndërrimit në mënyrë që treguesi të
tregojë simbolin
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtim
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Mbani unazën dhe
ktheni bokullën në drejtim orar për të shtrënguar
mandrinën. Për të hequr punton, mbani unazën dhe
rrotulloni bokullën në drejtim kundërorar.
18 ALBANIAN
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit
gjatë kohës që është në punë.
KUJDES:
Kur puntoja fillon të shpojë përmes betonit
ose nëse puntoja godet shufrat përforcuese
të futura në beton, vegla mund të reagojë në
mënyrë të rrezikshme. Ruani mirë ekuilibrin
dhe mbështetini këmbët në mënyrë të sigurt
ndërkohë që e mbani veglën fort me të dyja
duart për të parandaluar kundërveprim të
rrezikshëm.
.
.
.

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr3541fc