Download Print this page

Makita HR3540C Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for HR3540C:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.1: 1. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës
Për modelin HR3541FC
► Fig.2: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur dritën. Llamba vazhdon
të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba fiket 10 -
20 sekonda pasi e lëshoni çelësin.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes
të mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të
ulë ndriçimin.
Ndryshimi i shpejtësisë
► Fig.3: 1. Disku i rregullimit
Rrotullimet dhe goditjet në minutë mund të rregullohen
thjesht duke rrotulluar diskun e rregullimit. Disku shënon
1 (shpejtësia më e ulët) deri në 5 (shpejtësia e plotë).
Referojuni tabelës së mëposhtme për lidhjen midis
përcaktimit të numrit në diskun e rregullimit dhe
rrotullimeve/goditjeve në minutë.
Numri mbi diskun e
Rrotullime në minutë
rregullimit
5
4
3
2
1
KUJDES:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht me shpejtësi të
vogël për një kohë të gjatë, motori do të mbingarkohet,
duke shkaktuar keqfunksionimin e veglës.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të
kthehet deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë nuk do të funksionojë.
Goditje në minutë
630
3300
590
3100
480
2500
370
1900
315
1650
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Rrotullimi me goditje
► Fig.4: 1. Butoni bllokues 2. Treguesi 3. Leva e
ndërrimit
Për shpime në beton, mur etj shtypni butonin bllokues
dhe rrotulloni levën e ndërrimit që treguesi të jetë i
drejtuar nga simboli
tungsten-karbit.
Vetëm rrotullim
► Fig.5: 1. Butoni bllokues 2. Leva e ndërrimit
3. Treguesi
Për shpime në materiale druri ose metali, lëshoni
butonin bllokues dhe rrotulloni levën e ndërrimit që
treguesi të jetë i drejtuar nga simboli
punto turjelë ose një punto druri.
Vetëm goditje
► Fig.6: 1. Treguesi 2. Leva e ndërrimit 3. Butoni
bllokues
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi, shtypni
butonin e bllokimit dhe rrotulloni levën e ndërrimit që
treguesi të jetë i drejtuar nga simboli
bulino shpuese, daltë të ftohtë, daltë për leskërim etj.
KUJDES:
Mos e rrotulloni levën e ndërrimit ndërsa vegla
është duke punuar me ngarkesë. Vegla do të
dëmtohet.
Për të shmangur konsumimin e shpejtë të
mekanizmit të ndryshimit të modalitetit, sigurohuni
që leva e ndërrimit të jetë vendosur siç duhet në
një nga tre pozicionet e modalitetit të punës.
Kufizuesi i rrotullimit
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Kur kjo të ndodhë, puntoja nuk do të
rrotullohet më.
KUJDES:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i rrotullimit, fikni
menjëherë veglën. Kjo ndihmon në parandalimin
e konsumimit të parakohshëm të veglës.
Llamba e treguesit
► Fig.7: 1. Llamba e indikatorit të energjisë (e gjelbër)
2. Llamba e treguesit të shërbimit (e kuqe)
Llamba e treguesit, e gjelbër dhe që tregon se energjia
është "NDEZUR" ndizet kur vegla është e lidhur me
korrentin. Nëse llamba e treguesit nuk ndizet, kordoni
elektrik ose kontrolluesi mund të ketë defekt. Llamba
e treguesit është ndezur, por vegla nuk nis punën
edhe pse ajo është e ndezur, karbonçinat mund të
jenë konsumuar ose kontrolluesi, motori ose çelësi
"NDEZUR/FIKUR" mund të ketë defekt.
Llamba e treguesit, e kuqe e shërbimit, ndizet kur
karbonçinat janë pothuajse të konsumuara për të
treguar se vegla ka nevojë për shërbim. Pas afërsisht 8
orësh përdorimi, motori fiket automatikisht.
17 ALBANIAN
. Përdorni një punto me majë
. Përdorni një
. Përdorni një

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr3541fc