Download Print this page

Makita HR3540C Instruction Manual page 16

Hide thumbs Also See for HR3540C:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës
deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë:
Çekiç me kombinim
Nr. i modelit/ Lloji: HR3540C,HR3541FC
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
98/37/KE deri më 28 dhjetor 2009 dhe pastaj me
2006/42/KE nga 29 dhjetori 2009
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e
mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN60745
Dokumentimi teknik ruhet nga përfaqësuesi ynë i
autorizuar në Evropë që është:
Makita International Europe Ltd,
Michigan, Drive, Tongwell,
Milton Keynes, MK15 8JD, England
30.1.2009
Tomoyasu Kato
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, JAPAN
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
ÇEKIÇIN RROTULLUES
Mbani mbrojtëse për veshët. Ekspozimi ndaj
1.
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
2.
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të prekë tela
të fshehura ose kordonin e vet. Nëse aksesori
prerës prek një tel me rrymë atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund të shkaktojnë goditje elektrike te punëtori.
Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
4.
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
5.
vend përpara përdorimit.
Director
6.
Në përdorim normal, vegla është projektuar
që të prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen
lehtësisht, duke shkaktuar prishje ose
aksident. Kontrolloni me kujdes shtrëngimin e
vidave përpara përdorimit.
7.
Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni veglën
të ngrohet për pak kohë duke e përdorur pa
ngarkesë. Kjo do të lehtësojë lubrifikimin.
Funksionimi me goditje është i vështirë pa
pasur nxehjen e duhur.
8.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
9.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë
njeri.
13. Mos e prekni punton ose pjesët afër puntos
menjëherë pas veprimit; ato mund të jenë
shumë të nxehta dhe mund t'ju djegin lëkurën.
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që
njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në
fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja
e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
16 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr3541fc