Makita DLM380 Instruction Manual page 28

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM380:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kositja e barit të gjatë
► Fig.23
Mos u mundoni të prisni barin e gjatë me një kalim. Në
vend të kësaj, kositeni barin në faza, duke bërë një ose
dy ditë pushim ndërmjet kositjeve, derisa bari të ketë
gjatësi të njëtrajtshme.
SHËNIM:
Kositja e barit të gjatë në të shkurtër me një
kalim mund të çojë në tharjen e barit dhe/ose
bllokimin nga brenda të njësisë kryesore.
Boshatisja e koshit të barit
PARALAJMËRIM:
Për të ulur rrezikun e aksidentit, kontrolloni
rregullisht koshin e barit për dëmtime ose rënie
të fuqisë dhe zëvendësojeni, nëse është nevoja.
1.
Lëshoni levën e çelësit.
2.
Hiqni çelësin e bllokimit.
► Fig.24: 1. Koshi i barit 2. Doreza 3. Mbrojtësja e
pasme
3.
Hapni mbrojtësen e pasme dhe nxirrni koshin e
barit me dorezën e tij.
4.
Boshatisni koshin e barit.
MIRËMBAJTJA DHE
RUAJTJA
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë që çelësi i bllokimit dhe
kutia e baterisë të hiqen nga kositësja përpara
ruajtjes ose përpara se të përpiqeni të kryeni
inspektimin ose mirëmbajtjen e saj.
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një inspektim
ose mirëmbajtje.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
MIRËMBAJTJA
1.
HIQNI ÇELËSIN E BLLOKIMIT. Ruajeni atë në një
vend të sigurt larg fëmijëve.
2.
Kositësen pastrojeni duke përdorur sapun të butë
dhe një cope të lagur. Mos spërkasni ose derdhni
ujë në kositëse gjatë pastrimit.
3.
Kthejeni kositësen në anë dhe pastroni barin
e prerë që ka ngecur në pjesën e poshtme të
kositëses.
4.
Kontrolloni të gjitha dadot, bulonat, dorezat, vidat,
mbërthyeset, etj., nëse janë shtrënguar mire.
5.
Inspektoni pjesët e lëvizshme për dëmtim, thyerje
dhe konsumim. Riparoni çdo pjesë të dëmtuar ose
që mungon.
6.
Përpara se të ruani kositësen, hiqni kutinë e
baterisë.
7.
Kositësen ruajeni në një vend të mbyllur, të
freskët, të thatë dhe të kyçur. Mos e ruani
kositësen dhe ngarkuesin në vende ku
temperature mund të arrijë ose të kalojë 40°C
(104°F).
Ruajtja
PARALAJMËRIM:
Kur transportoni kositësen mbajini fort të dyja
dorezat e saj. Nëse e mbani vetëm nga njëra
dorezë, mund të lëndoheni vetë ose të dëmtoni
kositësen.
► Fig.25
1.
Lironi vidën e shtrëngimit, zgjatoni dorezën e
poshtme në të dyja anët dhe më pas tërhiqeni
dorezën përpara. Gjatë kësaj kohe, shtrëngoni fort
dorezën e përparme që të mos përkulet shumë
poshtë nga vegla.
► Fig.26: 1. Vida shtrënguese 2. Dado shtrënguese
2.
Lironi dadon e shtrëngimit dhe rrotulloni mbrapsht
dorezën e sipërme.
► Fig.27: 1. Doreza 2. Dado shtrënguese
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
28 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm380pm2

Table of Contents