Makita DLM380 Instruction Manual page 24

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM380:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
35. Mos e anoni makinerinë kur ndizni motorin,
përveçse kur makineria duhet të anohet për t'u
ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë
nga sa është e patjetër nevojshme dhe ngrini
vetëm pjesën që është larg përdoruesit.
36. Mos e ndizni makinerinë kur jeni duke
qëndruar përpara vrimës së shkarkimit.
37. Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo
nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë
larg vrimës së shkarkimit.
38. Mos e transportoni makinerinë kur kositësja
është e ndezur.
39. Fikni makinerinë dhe hiqni pajisjen
çaktivizuese. Sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
- sa herë që lini makinerinë vetëm,
- përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të
punoni me makinerinë,
- pasi keni goditur objekte të huaja. Inspektoni
makinerinë për dëmtime dhe bëni riparime
përpara se ta rindizni dhe ta përdorni;
40. Nëse makineria nis të ketë dridhje jo normale
(kontrollo menjëherë)
- inspektoni për dëmtim,
- zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
- kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e liruara.
41. Bëni kujdes gjatë rregullimit të makinerisë për
të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që
lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të makinerisë.
42. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë
lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur
ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos
kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
43. Mos e lani me zorrë; shmangni futjen e ujit në
motor dhe në lidhjet elektrike.
44. Kontrolloni në intervale të shpeshta që buloni i
montimit të diskut të jetë shtrënguar mirë.
45. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara mirë për t'u siguruar që pajisja të
jetë në kushte të sigurta pune.
46. Lëreni gjithmonë makinerinë të ftohet përpara
se ta ruani.
47. Gjatë kryerjes së shërbimeve te disqet bëni
kujdes që edhe pse burimi i energjisë është i
fikur, disqet mund të lëvizin ende.
48. Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo
të dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë ndërrimi
dhe aksesorë origjinalë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që
njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në
fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja
e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
5.
baterisë:
(1)
Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
6.
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50°C (122°F).
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
7.
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
8.
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
1.
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së
pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10°C - 40°C (50°F - 104°F). Lëreni kutinë
e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta
ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni kutinë e baterisë, nëse nuk e
përdorni për një periudhë të gjatë (për më
shumë se gjashtë muaj).
24 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm380pm2

Table of Contents