Makita DLM380 Instruction Manual page 27

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM380:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Përpara kryerjes së punës së parë, verifikoni
që pika e rrotullimit e kapakut të baterisë është
mbërthyer siç duhet. Për ta verifikuar, tërhiqni
levën e bllokimit të kapakut të baterisë drejt vetes
dhe hapni kapakun e baterisë.
► Fig.14: 1. Kapaku i baterisë 2. Pika e rrotullimit
3. Leva e bllokimit të kapakut të baterisë
Instalimi i dorezës
PARALAJMËRIM:
Kur instaloni dorezat, poziciononi telat në
mënyrë të tillë që të mos pengohen nëpër
doreza.
1.
Lironi vidat e shtrëngimit (dy copë).
► Fig.15: 1. Doreza e poshtme 2. Vida shtrënguese
3. Shtrënguesi 4. Liruesi 5. Brazda
2.
Tërhiqeni dorezën e poshtme nga të dyja anët dhe
me dorezën të tërhequr në atë pozicion rrotullojeni
mbrapsht dhe futeni në kanalin e pjesës së
sipërme të veglës.
► Fig.16: 1. Doreza e poshtme 2. Doreza e sipërme
3. Vrimat
3.
Shtrëngoni vidat e shtrëngimit nga të dyja anët për
të siguruar dorezën e poshtme.
► Fig.17: 1. Dado shtrënguese 2. Rondela spirale
3. Vida 4. Shtrënguesi
4.
Ngrini dorezën e sipërme dhe bashkërenditni
vrimat për vidat në dorezën e sipërme me ato
të dorezës së poshtme. Sigurojini me vidat e
dhëna me pajisjen, rondelet spirale dhe dadot e
shtrëngimit.
SHËNIM:
Gjatë kësaj kohe shtrëngoni fort dorezën e
sipërme në mënyrë që mos t'ju shpëtojë nga
dora.
► Fig.18: 1. Mbajtësja 2. Doreza e sipërme 3. Kordoni
SHËNIM:
Instaloni dorezën e sipërme në mënyrë të tillë
që drejtimi i dorezës së sipërme dhe kordonit
të furnizimit me energji të jetë siç tregohet në
figurë.
Heqja ose instalimi i diskut
PARALAJMËRIM:
Hiqni gjithmonë çelësin e bllokimit dhe kutinë
e baterisë kur hiqni ose instaloni diskun.
Mosheqja e çelësit të bllokimit dhe kutisë së
baterisë mund të shkaktojë lëndime serioze.
Disku rrëshqet për disa sekonda pasi keni
lëshuar çelësin. Sigurohuni që disku të ketë
ndaluar plotësisht.
Mbani gjithmonë doreza kur punoni me diskun.
► Fig.19: 1. Fleta 2. Çelësi 3. Liruesi 4. Lëndë
drusore
1.
Vendoseni kositësen në anë në mënyrë të tillë që
leva për rregullimin e lartësisë së kositjes të jetë i
vendosur në anën e sipërme.
2.
Për të bllokuar diskun, futni lëndën drusore ose
diçka të ngjashme në kositëse.
3.
Lironi bulonin në drejtim kundërorar me anë të
çelësit në kuti.
► Fig.20: 1. Mbështetësja e diskut 2. Fleta 3. Rondela
e sheshtë 4. Rondela me sustë 5. Buloni
4.
Hiqni bulonin, rondelën me sustë, rondelën e
sheshtë dhe diskun në rendin e duhur.
Për të instaluar diskun, ndiqni procedurën e anasjellë
të heqjes.
PARALAJMËRIM:
Instalojeni diskun duke treguar kujdes për
pjesën e tyre të sipërme dhe të poshtme.
Shtrëngoni fort bulonin në drejtim orar për të
siguruar diskun.
Vendoseni diskun në mënyrë të tillë që ana
e diskut që ka një shigjetë për drejtimin e
rrotullimit të jetë e drejtuar nga poshtë.
Sigurohuni që disku të jetë instaluar mirë.
Instalimi i koshit të barit
Hiqni çelësin e bllokimit.
► Fig.21
Ngrini mbrojtësen e pasme të njësisë së kositëses.
► Fig.22: 1. Brazda 2. Grepi 3. Koshi i barit
Mbërthejeni koshin e barit në kanalin e njësisë së
kositëses.
PËRDORIMI
Kositja
PARALAJMËRIM:
Përpara se të nisni kositjen, hiqni gurët dhe
shkopinjtë nga zona e kositjes. Më pas, hiqni
paraprakisht bimët e mëdha nga zona e
kositjes.
Vendosni gjithmonë syzet mbrojtëse ose syzet e
sigurisë me mbrojtëse në anë gjatë përdorimit të
kositëses.
Gjatë kositjes mbajeni fort me të dyja duart dorezën e
kositëses.
Gjerësia ndërmjet dy rrotave të përparme tregon
udhëzuesin për drejtimin e kositjes. Për kositje të
njëtrajtshme, mbivendosni pjesërisht zonën e kositjes
me zonën e kositur më parë.
Kontrolloni vazhdimisht nivelin e koshit të barit dhe
boshatiseni përpara se të mbushet. Përpara çdo
kontrolli periodik, sigurohuni që ta keni ndaluar
kositësen dhe të keni hequr çelësin e bllokimit dhe
kutinë e baterisë.
SHËNIM:
Përdorimi i kositëses së barit kur koshi i barit
është plot parandalon rrotullimin pa probleme të
diskut dhe ngarkon më tepër motorin, gjë e cila
mund të çojë në prishjen e tij.
27 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm380pm2

Table of Contents