Samsung NV70K2340RS/OL User & Installation Manual page 133

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 226
KUJDES
Mos e futni lidhni furrën me korrentin nëse është dëmtuar gjatë transportimit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar.
Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.
Riparimet duhet të kryhen vetëm nga tekniku i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë rrezik
të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër shërbimi
"SAMSUNG" ose shitësin tuaj.
Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.
Furra duhet të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një automati ose sigurese të miratuar. Mos
përdorni kurrë përshtatës shumëprizësh ose zgjatues.
Furnizimi me energji duhet të ndërpritet gjatë riparimit ose pastrimit të pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.
Nëse pajisja ka funksion gatimi me avull, mos e vini në përdorim nëse kaseta e furnizimit me ujë
është e dëmtuar. (Vetëm modeli me funksion avulli)
Nëse kaseta është e krisur ose e thyer, mos e përdorni dhe kontaktoni qendrën më të afërt të
shërbimit. (Vetëm modeli me funksion avulli)
Furra është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.
Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i
prekni elementet ngrohëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.
Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme brenda në furrë.
NV70K2340RB_OL_DG68-00759A_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 5
Futni skarën me tela në vend me
pjesët e dala (tapa në të dyja anët) për
përpara, në mënyrë që skara me tela të
mbështesë pozicionin e qëndrimit për
sasi të mëdha ushqimi.
Sipërfaqet e furrës nxehen kur pajisja përdoret në temperaturë të lartë për periudhë të gjatë.
Gjatë gatimit, bëni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull në
mënyrë të vrullshme.
Kur gatuani ushqime që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të temperaturave
të larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me ndonjë pjesë të nxehtë të furrës.
Për sigurinë tuaj, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.
Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.
Ushqimet e ngrira, si picat, duhet të gatuhen në skarë e madhe. Nëse përdorni tavën e pjekjes, ajo
mund të deformohet për shkak të ndryshimeve të mëdha të temperaturës.
Mos derdhni ujë në pjesën e poshtme të furrës kur është e nxehtë. Përndryshe mund të dëmtoni
sipërfaqen e emaluar.
Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.
Mos e mbuloni pjesën e poshtme të furrës me letër alumini dhe mos i vendosni tava pjekjeje apo
tepsi përsipër. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, çka mund të shkaktojë dëmtimin e sipërfaqeve
të emaluara dhe rezultate të dobëta në gatim.
Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat mund të mos hiqen.
Kur gatuani kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.
Mos vendosni enë gatimi mbi derën e hapur të furrës.
Mbajini fëmijët larg derës gjatë hapjes ose mbylljes së saj, pasi mund të përplasen me derën ose
mund të kapin gishtat.
Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni objekte të rënda mbi derë.
Mos e hapni derën duke ushtruar forcë të tepërt të panevojshme.
PARALAJMËRIM: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, edhe pasi të ketë mbaruar procesi i
gatimit.
PARALAJMËRIM: Mos e lini derën hapur ndërkohë që po gatuani në furrë.
Shqip 5
2018-12-04 PM 1:42:01

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Nv70k2340rb/olNv70k2340rb

Table of Contents