Përdorimi I Manualit; Në Manualin E Përdorimit Përdoren Simbolet E Mëposhtme; Udhëzimet E Sigurisë; Masa Paraprake Të Rëndësishme Për Sigurinë - Samsung NV70K3370BS/OL User & Installation Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 226
Përdorimi i manualit
Ju faleminderit që zgjodhët furrën inkaso "SAMSUNG".
Manuali i përdorimit përmban informacione të rëndësishme mbi sigurinë dhe udhëzime
për t'ju ndihmuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.
Jeni të lutur t'i kushtoni pak kohë leximit të manualit të përdorimit, përpara se të
përdorni furrën, si dhe ruajeni librin për t'iu referuar në të ardhmen.
Në manualin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme:
VINI RE
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit,
vdekje dhe/ose dëmtim të pasurisë.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose
dëmtim të pasurisë.
SHËNIM
Këshilla, rekomandime ose informacione të dobishme që ndihmojnë përdoruesit për
përdorimin e produktit.
NV70K3370BS_OL_DG68-00753A_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 3
Udhëzimet e sigurisë
Instalimi i furrës duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është
përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, duke zbatuar udhëzimet përkatëse
të sigurisë.
Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë
VINI RE
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk
mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
Mënyra e shkëputjes duhet të përcaktohet mbi kabllot fikse sipas
rregullave të instalimit të kabllove.
Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes nga
rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë
të disponueshme ose duke vendosur një çelës tek instalimi fiks
elektrik në përputhje me rregullat e instalimit.
Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai
duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose
një person me kualifikim të ngjashëm.
Shqip 3
2018-12-04 PM 3:58:08

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Nv70k3370bb/ol

Table of Contents