Zmbrapsja; Mënyra E Punës / Metoda E Punës - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
-
Vëreni sharrën me zinxhir në funksionim vetëm nëse
është montuar plotësisht. Asnjëherë mos e përdorni
sharrën me zinxhir kur ajo nuk është montuar plotësisht.
-
Përpara se të ndizni sharrën me zinxhir sigurohuni se keni
bazament të sigurt.
-
Vëreni sharrën me zinxhir në funksionim vetëm sipas
përshkrimeve të këtij manuali përdorimi (Fig. 9). Nuk
lejohen mënyra të tjera të nisjes.
-
Kur të ndizni sharrën me zinxhir duhet ta mbështesni dhe
mbani mirë. Shufra udhëzuese dhe zinxhiri nuk duhet të
prekin asnjë objekt.
-
Kur punoni me sharrën me zinxhir mbajeni gjithmonë
me dy duar. Dorezën e pasme mbajeni me dorën e
djathtë dhe dorezën cilindrike me dorën e majtë. Mbajini
dorezat fort me gishtat e mëdhenj të duarve të drejtuar
nga gishtat e tjerë.
-
KUJDES: Kur lëshoni levën e valvulës zinxhiri do të
vazhdojë të punojë për një periudhë të shkurtër (ecje e
lirë).
-
Sigurohuni vazhdimisht që të keni një bazament të sigurt.
-
Mbajeni sharrën me zinxhir në mënyrë të tillë që të mos
thithni gazin që ajo shkarkon. Mos punoni në ambiente të
mbyllura (rrezik helmimi).
-
Fikni menjëherë sharrën me zinxhir nëse vëreni
ndonjë ndryshim në mënyrën e saj të funksionimit.
-
Motori duhet të fiket përpara se të kontrolloni
tendosjen e zinxhirit, të shtrëngoni zinxhirin, ta
zëvendësoni ose të riparoni avaritë (Fig. 10).
-
Nëse pajisja e sharrimit goditet nga gurë, gozhdë ose
objekte të tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni pajisjen e sharrimit. Nëse sharra me zinxhir
ekspozohet ndaj forcës, për shembull për shkak të
goditjes ose rënies, kontrolloni të gjithë sharrën me zinxhir
nëse funksionon siç duhet.
-
Kur ndaloni punën ose largoheni nga vendi i punës, fikeni
sharrën me zinxhir (Fig. 10) dhe vendoseni në pozicion
në mënyrë që askush të mos rrezikohet.
● Mirëmbajtja
● Rimbushja me karburant ● Transporti
● Mprehja e zinxhirit
KUJDES: Mos e vendosni sharrën me zinxhir
të mbinxehur në bar të thatë ose mbi objekte
që marrin flakë. Zhurmëmbytësi është shumë i
nxehtë (rrezik zjarri).
-
KUJDES: Vaji që pikon nga zinxhiri ose shufra udhëzuese
pasi është ndaluar zinxhiri i sharrës do të ndotë tokën.
Përdorni gjithmonë një bazë të përshtatshme.

3-6. Zmbrapsja

-
Gjatë punës me sharrën me zinxhir mund të ndodhin
zmbrapsje të rrezikshme.
-
Zmbrapsja ndodh kur pjesa e sipërme e skajit të shufrës
udhëzuese prek padashur në dru ose sende të tjera të
forta (Fig. 11).
-
Kjo e bën sharrën me zinxhir të shtyhet pas me forcë
të madhe dhe jashtë kontrollit drejt përdoruesit. Rrezik
lëndimi!
Në mënyrë që të shmangni zmbrapsjen, ndiqni këto
rregulla:
-
Vetëm personat posaçërisht të trajnuar duhet të kryejnë
prerje të brendshme, si për shembull, shpimin e lëndës
drusore ose drurit me majën e sharrës!
-
Asnjëherë mos përdorni fundin e shufrës kur nisni të bëni
një prerje.
-
Gjithmonë vëzhgoni fundin e shufrës udhëzuese. Tregoni
kujdes kur vazhdoni prerjen e sapo filluar.
-
Kur nisni të prisni zinxhiri duhet të jetë i nisur.
-
Sigurohuni që zinxhiri të jetë gjithmonë i mprehur siç
duhet. Kushtojini vëmendje të veçantë lartësisë së
● Ndalimi i punës
● Vendosja jashtë
funksionit
kufizuesit të thellësisë.
-
Mos prisni asnjëherë disa degë në të njëjtën kohë. Kur
prisni një degë sigurohuni që të mos preket asnjë degë
tjetër.
-
Kur bëni prerjen tërthore të trungut bëni kujdes nga
trungjet afër tij.
3-7. Mënyra e punës / metoda e punës
-
Përdoreni sharrën me zinxhir vetëm gjatë periudhave me
dritë dhe shikueshmëri të mirë. Bëni kujdes nga sipërfaqet
e rrëshqitshme dhe të lagështa dhe nga akulli ose dëbora
(rrezik rrëshqitjeje). Rreziku i rrëshqitjes është tejet i lartë
kur punoni me dru që është qëruar së fundmi (i rrjepur).
-
Asnjëherë mos punoni në sipërfaqe të paqëndrueshme.
Sigurohuni që të mos ketë pengesa në zonën e punës,
ka rrezik rrëzimi. Sigurohuni gjithmonë që të keni një
bazament të sigurt.
-
Mos sharroni asnjëherë mbi lartësinë e supit (Fig. 12).
-
Mos sharroni asnjëherë kur qëndroni mbi shkallë
(Fig. 12).
-
Asnjëherë mos u ngjisni në pemë për të sharruar me
sharrën me zinxhir.
-
Mos punoni duke u përkulur në distancë shumë të madhe.
-
Drejtojeni sharrën me zinxhir në mënyrë të tillë që asnjë
pjesë e trupit të mos jetë në perimetrin e rrotullimit të
zgjatur të sharrës (Fig. 13).
-
Përdoreni sharrën me zinxhir vetëm për sharrimin e drurit.
-
Shmangni prekjen e tokës me sharrën me zinxhir
ndërkohë që është ende në punë.
-
Asnjëherë mos e përdorni sharrën me zinxhir për të
ngritur ose hequr copat e drurit ose objekte të tjera.
-
Hiqni objektet e huaja si rëra, gurët dhe gozhdët që
gjendjen në vendin e punës. Objektet e huaja mund ta
dëmtojnë pajisjen e sharrimit dhe mund të shkaktojnë
zmbrapsje të rrezikshme.
-
Kur sharroni lëndë drusore të prerë më përpara përdorni
një mbështetëse të sigurt (këmbalec sharrimi, Fig. 14).
Mos e mbështesni drurin që pritet me këmbë dhe mos
lejoni askënd që ta mbajë apo ta fiksojë.
-
Sigurohuni që pjesët e rrumbullakëta të mos rrotullohen.
-
Për prerjen e pemëve ose kryerjen e prerjeve tërthore
shufra me majë (Fig. 14, Z) duhet të vendoset në
drurin që do të pritet.
-
Përpara se të kryeni një prerje tërthore, vendosni mirë
shufrën me majë në lëndën drusore dhe vetëm atëherë
lënda drusore mund të pritet me zinxhirin në punë. Për
këtë veprim sharra me zinxhir ngrihet nga doreza e
prapme dhe drejtohet me anë të dorezës cilindrike. Shufra
me majë shërben si qendër e rrotullimit. Vazhdoni duke
ushtruar pak forcë mbi dorezën cilindrike dhe në të njëjtën
kohë duke e tërhequr nga pas sharrën me zinxhir. Futeni
shufrën me majë pak më thellë dhe sërish ngrini dorezën
e pasme.
-
Kur lënda drusore duhet të shpohet për prerje ose
kur duhet të kryhen prerje gjatësore rekomandohet
urgjentisht që këto punime të kryhen vetëm nga
persona me trajnim të posaçëm (rrezik i lartë
zmbrapsjeje).
-
Kur nisni një prerje tehu mund të rrëshqasë në anë ose
të kërcejë pak. Kjo varet nga druri dhe nga gjendja e
zinxhirit. Ndaj mbajeni gjithmonë sharrën me zinxhir
me të dyja duart.
-
Prerjet gjatësore – për së gjati bëjini në këndin më të
vogël të mundshëm (Fig. 15). Tregoni kujdes kur bëni
këto lloje prerjesh, sepse shufra me majë nuk mund të
kapet.
-
Sharra duhet të vihet në punë sa herë që hiqni sharrën
me zinxhir nga druri.
-
Kur kryeni disa prerje, leva e valvulës duhet të lëshohet
ndërmjet tyre.
-
Bëni kujdes kur prisni dru që copëtohet në ashkla. Copat
53

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents