Paralajmërimet Për Sigurinë; Përdorimi I Synuar; Masa Parandaluese Të Përgjithshme; Pajisjet Mbrojtëse - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3. PARALAJMËRIMET PËR SIGURINË
3-1. Përdorimi i synuar
Sharra me zinxhir
Kjo sharrë me zinxhir mund të përdoret vetëm për sharrimin e
drurit në ambiente të hapura. Synohet të përdoret për qëllimet
e mëposhtme në varësi të tipit:
-
Tip profesional dhe i mesëm: Përdoret për pemë të
vogla, të mesme dhe të mëdha: prerje, heqje degësh,
shkurtim gjatësie, krasitje.
-
Hobbyklasse: Përdorim i herëpashershëm në pemë të
vogla, për kujdesin e pemëve frutore, heqjen e degëve,
shkurtimin e gjatësive.
Përdoruesit e paautorizuar:
Personat që nuk janë të njohur me manualin e përdorimit,
fëmijët, të rinjtë dhe personat nën ndikimin e drogave, alkoolit
ose mjekimeve nuk duhet ta përdorin këtë sharrë.
Rregulloret shtetërore mund të kufizojnë përdorimin e veglës!
3-2. Masa parandaluese të përgjithshme
Për të siguruar një funksionim pa probleme,
-
përdoruesi duhet të lexojë këtë manual përdorimi
(Fig. 2) që të njihet me karakteristikat e sharrës me
zinxhir. Përdoruesit jo të informuar sa duhet vënë në rrezik
veten dhe të tjerët nga përdorimi jo i duhur.
-
Rekomandohet që sharra me zinxhir të jepet në përdorim
vetëm te personat që kanë eksperiencë pune me sharrat
me zinxhir. Jepni gjithmonë manualin e përdorimit.
-
Në fillim përdoruesit duhet të pyesin shitësin për
udhëzimet bazë që të njihen me karakteristikat e sharrave
me motor ose duhet të ndjekin dhe një kurs të njohur
udhëzimesh.
-
Fëmijët ose të rinjtë nën moshën 18 vjeç nuk duhet
të lejohen ta përdorin sharrën me zinxhir. Megjithatë,
personat mbi moshën 16 vjeç mund ta përdorin sharrën
me zinxhir për qëllime trajnimi për sa kohë janë nën
mbikëqyrjen e një trajnuesi të kualifikuar.
-
Përdorini gjithmonë sharrat me zinxhir me kujdesin dhe
vëmendjen më të madhe.
-
Përdoreni sharrën me zinxhir vetëm nëse jeni në gjendje
të mirë fizike. Vëmendja reduktohet nëse jeni të lodhur.
Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm në fund të ditës
së punës. Kryejini të gjitha punët me qetësi dhe kujdes.
Përdoruesi duhet të pranojë përgjegjësinë për të tjerët.
-
Kurrë mos e përdorni sharrën me zinxhir pasi keni
konsumuar alkool, lëndë narkotike ose ilaçe. (Fig. 3)
-
Fiksja e zjarrit duhet të jetë afër kur punoni në bimësi që
marrin flakë lehtësisht ose kur nuk ka rënë shi për një
kohë të gjatë (rrezik zjarri).
3-3. Pajisjet mbrojtëse (Fig. 4 & 5)
-
Për të shmangur lëndimet në kokë, sy, dorë ose
këmbë, si dhe për të mbrojtur dëgjimin gjatë vënies në
punë të sharrës me zinxhir duhet të përdorni pajisjet e
mëposhtme mbrojtëse:
-
Rrobat duhet të jenë të përshtatshme, pra, duhet të jenë
të puthitura pas trupit, por jo aq sa t'ju pengojnë. Mos vini
bizhuteri ose mos vishni rroba që mund të ngecin nëpër
shkurre dhe kaçube. Nëse keni flokë të gjatë, gjithmonë
mbani një rrjetë flokësh!
-
Është e nevojshme të mbani helmetë mbrojtëse
kurdoherë që punoni me sharrë me zinxhir. Helmeta
mbrojtëse (1) duhet të kontrollohet në intervale të
rregullta për dëmtim dhe duhet të ndërrohet pas
maksimumi 5 vjetësh. Përdorni vetëm helmeta mbrojtëse
të miratuara.
-
Xhami mbrojtës i fytyrës (2) i helmetës mbrojtëse
(ose syzet) ju mbrojnë nga tallashi dhe ashklat e drurit.
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir mbani gjithmonë
syze mbrojtëse ose ekran mbrojtës për fytyrën për të
parandaluar lëndimet në sy.
-
Mbani pajimet e përshtatshme mbrojtëse nga zhurmat
(kufje (3), tapa veshësh etj.). Analiza e markës nga
Octave sipas kërkesës.
-
Xhaketa e sigurisë (4) është e pajisur me shirita speciale
sinjalistike dhe është e rehatshme dhe lahet me lehtësi.
-
Struktura mbrojtëse dhe kominoshet (5) kanë përbërje
najloni me shtresa të shumëfishta dhe mbrojnë nga
prerjet. Ne rekomandojmë shumë përdorimin e tyre.
-
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir duhet të mbahen
gjithmonë doreza mbrojtëse (6) prej lëkure të trashë, të
cilat janë pjesë e pajimeve të rekomanduara.
-
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir duhet të mbani
veshur këpucë sigurie ose çizme sigurie (7) të pajisura
me shollë kundër rrëshqitjes, majë çeliku dhe pajime
mbrojtëse për këmbën. Këpucët e sigurisë të pajisura me
një shtresë mbrojtëse mundësojnë mbrojtje nga prerjet
dhe garantojnë një bazament të sigurt.
-
Sharrimi i drurit të thatë mund të krijojë pluhur. Përdorni
një maskë të përshtatshme kundër pluhurit.

3-4. Karburantet / Rimbushja

-
Fikeni motorin para se të rimbushni sharrën me zinxhir.
-
Mos pini duhan ose punoni pranë zjarreve të hapur
(Fig. 6).
-
Lëreni motorin të ftohet përpara furnizimit me karburant.
-
Karburanti mund të përmbajë substanca të ngjashme
me tretësit. Sytë dhe lëkura nuk duhet të bien në kontakt
me produktet me vaj mineral. Mbani gjithmonë doreza
mbrojtëse kur bëni furnizimin me karburant. Ndërroni
dhe pastroni shpesh rrobat mbrojtëse. Mos thithni avujt e
karburantit. Thithja e avujve të karburantit mund të jetë e
rrezikshme për shëndetin tuaj.
-
Mos derdhni karburant ose vaj zinxhiri. Nëse keni
derdhur karburant ose vaj pastrojeni menjëherë sharrën
me zinxhir. Karburanti nuk duhet të bjerë në kontakt me
rrobat. Nëse rrobat kanë rënë në kontakt me karburantin,
ndërrojini menjëherë.
-
Sigurohuni që në tokë të mos rrjedhë as karburant as vaj
(mbrojtja e mjedisit). Përdorni një bazë të përshtatshme.
-
Rimbushja nuk lejohet në ambient të mbyllur. Avujt e
karburantit akumulohen afër tokës (rrezik shpërthimi).
-
Sigurohuni që i keni shtrënguar mirë tapat e vidave të
karburantit dhe vidave të serbatorit të karburantit dhe të
vajit.
-
Ndryshoni vendin para se ta ndizni motorin (të paktën 3 m
nga vendi i rimbushjes me karburant) (Fig. 7).
-
Karburanti nuk mund të magazinohet për një periudhë
kohe të pakufizuar. Blini aq sa mund të konsumohet në të
ardhmen e afërt.
-
Përdorni vetëm kontejnerë të shënuar dhe të miratuar për
transportin dhe ruajtjen e karburantit dhe vajit të zinxhirit.
Sigurohuni që fëmijët të mos i afrohen karburantit ose vajit
të zinxhirit.
3-5. Vënia në funksionim
-
Mos punoni vetëm. Duhet të keni afër një person tjetër
në rast urgjencash (aq afër sa t’ju dëgjojë kur të bërtitni).
-
Sigurohuni që të mos ketë fëmijë ose persona të tjerë në
zonën e punës. Bëni kujdes edhe për kafshët në zonën e
punës (Fig. 8).
-
Përpara se të nisni punën duhet të kontrollohet sharra
me zinxhir për një funksionim të përkryer dhe siguri
gjatë punës sipas përcaktimeve të mësipërme.
Kontrolloni në mënyrë të veçantë funksionimin e frenit
të zinxhirit, montimin e saktë të shufrës udhëzuese,
mprehjen dhe shtrëngimin e saktë të zinxhirit, montimin e
sigurt të mbrojtëses së rrotës së dhëmbëzuar, lëvizjen me
lehtësi të levës së valvulës dhe funksionimin e bllokuesit
të levës së valvulës, pastërtinë dhe thatësinë e dorezave
dhe funksionimin e çelësit NDEZUR/FIKUR.
Page 52

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents