Bëj Dhe Mos Bëj /53 - Beko SSA25020 Manual

Refrigerator-freezer type i
Hide thumbs Also See for SSA25020:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 9
SQ
Bëj dhe mos bëj
Bëj- Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen
rregullisht (Shiko "Shkrirja").
Bëj- Mbajeni mishin e pagatuar dhe shpendët
poshtë ushqimeve të gatuara dhe
produkteve të qumështit.
Bëj- Hiqini të gjitha gjethet e papërdorshme
ng aperimet dhe pastroni dherat.
Bëj- Lërini marulet, lakrat, majdanozin dhe
lulelakrat me rrënjë.
Bëj- Mbështilleni djathin në letër kundër
yndyrës dhe pastaj në një qese
polietilieni, duke nxjerrë jashtë sa më
shumë ajër të jetë e mundur. Për
rezultate më të mira, nxirrini nga
frigoriferi një orë para se t'i konsumoni.
Bëj- Mbështilleni mishin e pagatuar dhe
shpendët lirshëm në qese polietilieni ose
fletë alumini. Kjo parandalon tharjen.
Bëj- Mbështilleni peshkun dhe të brendshmet
në qese polietilieni.
Bëj- Mbështillini ushqimet me erë të fortë ose
që mund të thahen në qese polietilieni,
ose fletë alumini ose vendosini në enë të
izoluara.
Bëj- Mbështilleni bukën mirë për ta mbajtur të
freskët.
Bëj- Ftoheni verën e bardhë, birrën dhe ujin
mineral para se ta shërbeni.
Bëj- Kontrolloni përmbajtjet e ngrirësit herë
pas here.
Bëj- Mbani ushqimet për kohë sa më të
shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së
miri para" dhe "Përdoreni deri" etj.
Bëj- Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani
sipas udhëzimeve të dhëna në paketim.
Bëj- Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta
me cilësi të lartë dhe sigurohuni që të
jenë të pastra para se t'i ngrini.
Bëj- Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje
në racione të vogla për të garantuar
ngrirje të shpejtë.
Bëj- Mbështilleni të gjithë ushqimin në fletë
alumini ose qese polietilieni për ngrirje
dhe sigurohuni që të nxirret ajri.
Bëj- Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë
pas blerjes dhe vendosini në ngrirës sa
më shpejt të jetë e mundur.
Bëj- Shkrini ushqimet në pjesën e frigoriferit.
Udhëzime për përdorimin
Mos-
Mbani banane në vendin e frigoriferit.
Mos-
Mbani pjepër në frigorifer. Mund të
ftohet për periudha të shkurtra për sa
kohë është i mbështjellë për të mos
lejuar kalimin e shijes në ushqimet e
tjera.
Mos-
I mbuloni raftet me materiale
mbrojtëse që mund të pengojnë
qarkullimin e ajrit.
Mos-
Mbani substanca helmuese ose të
rrezikshme në pajisjen tuaj. Është
bërë vetëm për mbajtjen e ushqimeve
të ngrënshme.
Mos-
Konsumoni ushqime që janë ftohur
për një periudhë kohe shumë të gjatë.
Mos-
Mbani ushqime të gatuara dhe të
freskëta së bashku në të njëjtën enë.
Ato duhet të paketohen dhe të
mbahen veç.
Mos-
I lini ushqimet ose pijet që shkrijnë të
derdhen mbi ushqime.
Mos-
E lini derën të hapur për periudha të
gjata, pasi kjo do ta bëjë pajisjen më
të kushtueshme në punim dhe mund
të shkaktojë formim të tepërt të
akullit.
Mos-
Përdorni objekte të mprehta si thika
ose pirunë për të hequr akullin.
Mos-
Vendosni ushqime të nxehta në
pajisje. Lërini të ftohen më parë.
Mos-
Vendosni shishe të mbushura ose
kanaçe të mbyllura që përmbajnë
lëngje të karbonuara brenda ngrirësit
pasi mund të pëlcasin.
Mos-
E tejkaloni ngarkesën maksimale të
ngrirjes kur ngrini ushqime të
freskëta.
Mos-
I jepni fëmijëve akullore dhe kuba
akulli direkt nga ngrirësi. Temperatura
e ulët mund të shkaktojë djegie ngrice
në buzë.
Mos-
I ngrini pijet me gaz.
Mos-
U mundoni t'i mbani ushqimet e
ngrira që janë shkrirë; duhet të hahen
brenda 24 orësh ose të gatuhen dhe
të ngrihen përsëri.
Mos-
I hiqni gjërat nga ngrirësi me duar të
lagura.
53

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents