Bërja E Kubave Të Akullit /51; Shkrirja /51 - Beko SSA25020 Manual

Refrigerator-freezer type i
Hide thumbs Also See for SSA25020:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 9
SQ
Bërja e kubave të akullit
Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me
ujë dhe vendoseni në ngrirës. Lironi tabakatë e
ngrira me një dorezë luge ose mjet të
ngjashëm; asnjëherë mos përdorni objekte të
mprehta si thika ose pirunë.
Shkrirja
Ndarja e frigoriferit shkrihet automatikisht. Uji
i shkrirjes kalon në tubin e shkarkimit përmes
një ene grumbulllimi në pjesën e pasme të
pajisjes (Artikulli 6).
Gjatë shkrirjes mund të formohen pika uji në
pjesën e pasme të frigoriferit ku ndodhet
evaporator i mbyllur. Disa pika uji mund të
mbeten në vizues dhe të ngrijnë përsëri kur
mbaron shkrirja. Mos përdorni objekte me majë
ose të mprehta si thika ose pirunë për të hequr
pikat që kanë ngrirë.
Nëse, në çfarëdo momenti, uji i shkrirjes nuk
zbrazet nga kanali i grumbullimit, kontrolloni që
tubi i shkarkimit të mos jetë bllokuar me grimca
ushqimi. Tubi i shkarkimit mund të pastrohet
me një pastrues tubi ose mjet të ngjashëm.
Kontrolloni që tubi të jetë vendosur mirë me
fundin e tij në tabakanë e grumbullimit mbi
kompresor për të mos lejuar spërkatjet e ujit
mbi instalimet elektrike ose në dysheme
(Artikulli 7).
Udhëzime për përdorimin
Dhomëza e ngrirësit
Ndarja e temperaturës të ulët:
bëni shkrirjen dy herë në vit ose kur është
formuar një shtresë ngrice prej 7 (1/4") mm.
Për të filluar procedurën e shkrirjes, fikeni
pajisjen në prizë dhe tërhiqni spinën.
Të gjitha ushqimet duhet të mbështillen në
disa shtresa gazete dhe të ruhen në një vend
të freskët (p.sh. frigorifer ose depo
ushqimesh).
Mund të vendosen enë me ujë të ngrohtë me
kujdes në ngrirës për të shpejtuar procesin e
shkrirjes.
Mos përdorni objekte me majë ose të
mprehta si për shembull thika ose pirunë për
të hequr akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh,
ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike
për shkrirje.
Fshijeni me sfungjer ujin e shkrirjes të
grumbulluar në fund të ndarjes të ngrirësit.
Pas shkrirjes, thajeni plotësisht pjesën e
brendshme. Futeni spinën në prizën në mur
dhe ndizeni energjinë.
51

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents