Carrier 42QTD009DS Owner's Manual page 107

Cassette type air conditioner
Hide thumbs Also See for 42QTD009DS:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3. KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA
KUJDES
SHKËPUTENI nga burimi i energjisë PËRPARA se të provoni ta pastroni ose riparoni!
Gjatë pastrimit të grilës, kasës dhe telekomandës, përdorni një leckë të butë e të lagur.
Kontaktoni gjithmonë personelin e kualifikuar të shërbimit për ta riparuar ose
për të kryer punë mirëmbajtjeje që përdoruesi nuk e kryen dot, si pastrim të
thellë, lubrifikim dhe kontroll të funksionimit të komponentëve të rëndësishëm.
Pastrimi i filtrave të ajrit
Kontaktoni personelin e kualifikuar të shërbimit për të kryer shërbime që përfshijnë heqjen e kapakëve.
Për të ruajtur performancën e mirë, kontrolloni rregullisht filtrat e ajrit dhe pastrojini nëse është e nevojshme.
- Shtypni të dy çelësat e grilës njëkohësisht për
ta hapur grilën.
- Pastroni filtrin e ajrit
Për të pastruar filtrin e ajrit mund të përdoret fshesë me korrent ose ujë i pastër. Nëse është grumbulluar
shumë pluhur, përdorni furçë dhe detergjent të butë për ta pastruar dhe thajeni në vend të freskët. Instaloni
sërish filtrat e ajrit dhe grilën e futjes së ajrit siç përshkruhet më sipër ose nga ana e kundërt.
Përgatitja për magazinim
[periudha të gjata mospërdorimi]
1. Pastroni filtrat e ajrit
2. Në klimë të lagësht, përdoreni njësinë vetëm
në modalitetin "Fan (Ventilator)" derisa të
thahet.
3. Fikni kondicionerin me anë të telekomandës
dhe hiqni bateritë.
4. Shkëputeni nga burimi i energjisë.
SQ-7
- Shkëputini telat lidhës midis kutisë së kontrollit
dhe panelit të ekranit. Pastaj hiqni grilën dhe
nxirrni filtrin.
SHËNIM:
Kur përdorni fshesë me korrent, ana e hyrjes së
ajrit duhet të drejtohet lart.
Kur përdorni ujë, ana e hyrjes së ajrit duhet të
drejtohet poshtë.
Ripërdorimi pas magazinimit
1. Kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë në hyrjen
dhe daljen e ajrit.
2. Pastroni filtrat e ajrit
3. Kontrolloni lidhjet elektrike nëse kanë
dëmtime apo nuk janë tokëzuar siç duhet.
4. Rilidheni me burimin e energjisë
5. Kur temperatura e ambientit është e ulët,
prisni 24 orë.
6. Rivendosni bateritë në telekomandë dhe
ndizni njësinë.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents