Carrier 42QTD009DS Owner's Manual page 106

Cassette type air conditioner
Hide thumbs Also See for 42QTD009DS:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2. PËRDORIMI
2.2 MËNYRA E FUNKSIONIMIT
Modalitetet e funksioneve bazë: AUTO/COOL/DRY/HEAT/FAN (Automatik/Ftohje/Tharje/Ngrohje/Ventilator)
Modaliteti "AUTO (Automatik)"
Në këtë cilësim, sistemi do t'i ndryshojë automatikisht modalitetet dhe shpejtësinë e ventilatorit në
temperaturën e caktuar.
[Në pranverë dhe në vjeshtë, kontrolli më nga afër i temperaturës mund të kërkojë ndryshimin e modaliteteve
"COOL/HEAT (Ftohje/Ngrohje)".]
Modaliteti "DRY (Tharje)"
Në këtë modalitet i jepet prioritet tharjes së ajrit. Për ta realizuar këtë dhe për të rregulluar temperaturën
e dhomës, përdoret shpejtësi e ulët ventilatori dhe e regjimit ciklik të kompresorit.
Vonesa e kompresorit
Gjatë ndezjes, kompresori mbrohet nga një vonesë kohore prej 3 deri në 4 minuta.
Parandalimi i thatësirës nga ftohja
Njësia e brendshme ngrohet përpara aktivizimit të ventilatorit për të shmangur thatësirat e papërshtatshme
në modalitetin e ngrohjes. Kjo vonesë duhet të zgjasë vetëm disa minuta.
Shkrirja automatike
Gjatë modalitetit të ngrohjes, në njësinë e jashtme formohet akull. Për shkrirjen e këtij akulli, ventilatori
i brendshëm ndalet për disa minuta përpara se të vazhdojë ngrohja.
Rindezja automatike*
Njësia do të rindizet automatikisht pas ndërprerjes së energjisë. Rikuperohen të gjitha cilësimet e mëparshme
të përdorimit.
Diktimi automatik i rrjedhjeve
Kur diktohet rrjedhje e ftohësit, njësia do të shfaqë kodin "EC" ose llambat LED.
Memorizimi i dritares së ajrimit
Këndi i dritares së ajrimit memorizohet dhe do të rikthehet në pozicionin më të fundit të zgjedhur nga përdoruesi.
Rregullimi i drejtimit të qarkullimit të ajrit
Shtypni "AIR DIRECTION (Drejtimi i ajrit)" në telekomandë për të rregulluar drejtimin e qarkullimit të ajrit.
Pozicioni i grilës së ajrimit zhvendoset ngadalë sa
herë që shtypet butoni.
Shtypni "SWING (Lëvizje)" për të aktivizuar lëvizjen
e vazhdueshme të grilës së ajrimit.
[*] Në varësi të modelit
2.3 KËSHILLA PËR PËRDORIM EKONOMIK
Rregulloni temperaturën për të arritur nivele mesatare komoditeti. Temperaturat shumë të ulëta
ose të larta shkaktojnë humbje të energjisë.
Përmirësojeni performancën duke i mbajtur dritaret dhe dyert të mbyllura.
Kufizoni përdorimin e energjisë [kohën e përdorimit], duke përdorur funksionin e kohëmatësit.
Mos i bllokoni vrimat e hyrjes ose daljes së ajrit. Kjo do të shkaktonte performancë të dobët, kosto
të larta përdorimi dhe reduktim të jetëgjatësisë së produktit.
Kontrollojini filtrat e ajrit në mënyrë periodike dhe pastrojini kur është e nevojshme.
Shkëputeni burimin e energjisë nëse njësia nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë.
SHËNIM
Për detaje, drejtojuni MANUALIT TË
TELEKOMANDËS.
Në modalitetin e ftohjes ose të tharjes, mund
të ndodhë kondensim i ujit, i cili mund të pikojë
nga njësia në kushte me lagështi të lartë
nëse pozicioni i grilës së ajrimit është ulur në
maksimum.
Mos e përdorni njësinë me grilë ajrimi të
mbyllur ose të hapur pak. Qarkullimi i kufizuar
i ajrit redukton performancën dhe mund të
shkaktojë kondensim.
KUJDES
Mos tentoni ta rregulloni dritaren e ajrimit me dorë.
SQ-6

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents