Carrier 42QTD009DS Owner's Manual page 103

Cassette type air conditioner
Hide thumbs Also See for 42QTD009DS:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1. LEXOJENI PËRPARA PËRDORIMIT
1.1 MASAT PARAPRAKE TË SIGURISË
Lexojeni këtë manual përpara përdorimit të produktit!
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyren ose udhëzohen mbi
përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që paraqiten.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon mundësinë e lëndimit ose të humbjes së jetës së personelit.
Instalimi i këtij produkti duhet të kryhet vetëm nga personat me kualifikimet dhe përvojën e duhur.
Instalimet ELEKTRIKE mund të bëhen vetëm nga personeli i autorizuar dhe në përputhje me
standardin vendas të instalimeve elektrike. Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, për të shmangur
rreziqet, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona me kualifikim të
ngjashëm.
Mos përdorni kordon zgjatues dhe mos ndani të njëjtën prizë elektrike me pajisje të tjera.
Mos u përpiqni të mbani, të riparoni, të zhvendosni apo të modifikoni kondicionerin. Kërkoni
ndihmë profesionale - kontaktoni shitësin e autorizuar.
Riparimi apo mirëmbajtja në mënyrë të paplotë mund të shkaktojë rrjedhje uji, goditje elektrike ose zjarr.
Fikeni njësinë nëse ka aroma të pakëndshme, zhurma ose dridhje të pazakonta. Kontaktoni me
shitësin e autorizuar.
Mos përdorni gaz të ndezshëm ose lëndë të djegshme, si benzinë, benzen, hollues etj. në
hapësirën e kondicionuar.
Kjo mund të shkaktojë zjarr.
Mos përdorni pajisje ngrohëse në hapësirën e kondicionuar.
Ventilimi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë aksidente për shkak të mungesës së oksigjenit.
Përdorimi me duar të lagura mund të shkaktojë goditje elektrike.
Ekspozimi i gjatë në thatësira mund të shkaktojë probleme muskulore dhe tharje të syve.
Kjo mund të ndikojë në gjendjen tuaj fizike dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Mos e prekni vrimën e daljes së ajrit ose grilën e ajrimit gjatë kohës që njësia është në përdorim.
Mund të shkaktojë lëndime.
Mos e përdorni njësinë në dhomë të lagësht si në banjë apo në dhomën e larjes së rrobave.
Mund të shkaktohet goditje elektrike.
Mos fusni asnjëherë duart ose gishtat apo objekte të tjera në vrimat e futjes dhe daljes së ajrit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim, pasi ventilatori i brendshëm rrotullohet me shpejtësi të lartë.
Mos vendosni asnjë objekt mbi njësi, veçanërisht gjëra që përmbajnë ujë, si p.sh. vazo.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mbajeni telekomandën larg fëmijëve.
Në të kundërt, ata mund të gëlltisin bateritë ose mund t'u ndodhin aksidente të tjera.
Kjo pajisje synohet vetëm për përdorim në ambiente shtëpie.
Pajisja për ambientet e shtëpisë është pajisje për nevojat tipike në shtëpi dhe mund të përdoret edhe nga
përdorues joekspertë, si p.sh. në dyqane, zyra dhe në ambiente të tjera të ngjashme pune, shtëpi ferme,
hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi.
SQ-3

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents