Makita MLT100 Instruction Manual page 25

Hide thumbs Also See for MLT100:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Platforma e poshtme rrotulluese (R)
► Fig.13: 1. Vidat
► Fig.14: 1. Platforma e poshtme rrotulluese (R)
Kjo vegël vjen me një platformë rrotulluese (R) në
anën e djathtë të tavolinës kryesore. Për të përdorur
platformën rrotulluese (R), lironi në drejtim kundërorar
dy vidat djathtas, tërhiqni plotësisht nga jashtë tavolinën
(R) dhe më pas shtrëngoni dy vidat për ta siguruar.
Platforma rrotulluese (e pasme)
► Fig.15: 1. Vidat 2. Platforma rrotulluese (e pasme)
Për të përdorur tavolinën ndihmëse (të pasme), lironi vidat
në anën e majtë dhe të djathtë poshtë tavolinës dhe tërhiqini
mbrapsht sipas gjatësisë së dëshiruar. Në gjatësinë e
dëshiruar, shtrëngoni vidën në mënyrë të sigurt.
Tavolina me rrëshqitje
► Fig.16: 1. Tavolina me rrëshqitje 2. Pllaka bllokuese
KUJDES:
Pas përdorimit të tavolinës me rrëshqitje,
sigurohuni që ta bllokoni duke e çuar pllakën
bllokuese në pozicion vertikal.
Kjo vegël është e pajisur me një tavolinë me rrëshqitje në
anën e majtë. Tavolina me rrëshqitje rrëshqet përpara dhe
pas. Përpara se ta përdorni, rrotulloni pllakat bllokuese në
anët e pasme dhe të përparme në pozicion horizontal.
Mbajeni materialin e punës fort me matësin për prerje
tërthore duke përdorur një morsetë te matësi për prerje
tërthore dhe rrëshqiteni materialin e punës bashkë me
tavolinën me rrëshqitje në kohën e prerjes.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Vegla që transportohet nga fabrika nuk i ka të instaluara diskun e
sharrës dhe mbrojtësen e diskut. Montojini si më poshtë:
Vendosja ose heqja e diskut të
sharrës
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e hequr
nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni diskun.
Përdorni vetëm çelësa hekzagonalë Makita për
instalimin apo heqjen e diskut. Mospërdorimi i
këtyre çelësave mund të çojë në mbishtrëngim ose
shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonit hekzagonal.
Kjo mund të shkaktojë lëndim trupor.
Përdorni diskun e mëposhtëm të sharrës. Mos
përdorni disqe sharrash që nuk përputhen me
karakteristikat e specifikuara në këto udhëzime.
Diametri
Diametri
Për modelin
maksimal
minimal
MLT100
260 mm
230 mm 1,8 mm ose më pak 2 mm ose më shumë
Trashësia e fletës Kanali i sharrës
KUJDES:
Kontrolloni diametrin e vrimës së boshtit të
diskut përpara se ta instaloni tehun. Përdorni
gjithmonë unazën e duhur të vrimës së boshtit
të diskut që keni ndër mend të përdorni.
► Fig.17: 1. Çelësi 2. Çelësi 3. Dado heksagonale
Hiqni insertin e tavolinës mbi tavolinë. Mbajeni flanxhën
e jashtme me çelës dhe lëshoni dadon hekzagonale
në drejtim kundërorar me këtë çelës. Më pas hiqeni
flanxhën e jashtme.
► Fig.18: 1. Flanxha e brendshme 2. Unaza 3. Fleta
e sharrës 4. Flanxha e jashtme 5. Dado
heksagonale
Montoni flanxhën e brendshme, unazën, diskun e
sharrës, flanxhën e jashtme dhe dadon hekzagonale
në bosht, duke u siguruar që dhëmbët e diskut të jenë
të drejtuar nga poshtë në pjesën e parme të tavolinës.
Dadon hekzagonale instalojeni gjithmonë me pjesën e
shtypur në drejtim të flanxhës së jashtme.
Për të gjitha vendet, përveç atyre
evropiane
KUJDES:
Unaza me diametër të jashtëm 25,4 mm është e
instaluar që në fabrikë në bosht.
Për vendet evropiane
KUJDES:
Unaza me diametër të jashtëm 30 mm instalohet
që në fabrikë ndërmjet flanxhave të brendshme
dhe të jashtme.
Mos lini që sipërfaqja e flanxhës të mbledhë
pluhur ose materiale të tjera, kjo mund të
shkaktojë shkarjen e diskut. Sigurohuni që disku
të instalohet në mënyrë të tillë që dhëmbët të
jenë të bashkërenditur nga drejtimi I prerjes
(kthimit).
Për ta siguruar diskun në vend, mbajeni flanxhën
e jashtme me çelësin ofset më pas shtrëngoni
dadon hekzagonale në drejtim orar me këtë çelës.
SIGUROHUNI QË TA SHTRËNGONI DADON
HEKZAGONALE NË MËNYRË TË SIGURT.
► Fig.19: 1. Çelësi 2. Çelësi
KUJDES:
Sigurohuni që ta mbani dadon hekzagonale
me kujdes me anë të çelësit. Nëse dadoja
ju rrëshqet, çelësi mund të dalë nga dadoja
hekzagonale dhe dora juaj mund të përplaset
me disqet e mprehta të sharrës.
25 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents