Përshkrimi I Punës - Makita MLT100 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for MLT100:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
34. Lidheni veglën me një pajisje pluhurmbledhëse
kur prisni me sharrë.
35. Mbrojtësja mund të ngrihet gjatë vendosjes së
materialit dhe për lehtësi pastrimi. Sigurohuni
gjithmonë që mbulesa e mbrojtëses të jetë e
ulur dhe rrafsh kundrejt tavolinës së sharrës
përpara se të futni spinën e veglës ne prizë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
INSTALIMI
Pozicionimi i sharrës së tavolinës
► Fig.1: 1. Diametri i vrimës 8 mm
► Fig.2: 1. Rondele standarde 6 mm 2. Nr.10 vidë
druri me gjatësi minimale 40 mm
► Fig.3: 1. Rondele standarde 6 mm 2. Bulon dhe
dado montimi 6 mm, shtrëngojini mirë
Vendoseni sharrën e tavolinës në një zonë të ndriçuar
mirë dhe të niveluar ku të keni mbështetje të mirë dhe
të keni ekuilibër. Ajo duhet të instalohet në një zonë që
ka hapësirë të mjaftueshme për përmasat e materialit.
Sharra e tavolinës duhet të sigurohet me katër vida ose
bulona në vendin e punës ose në stendën e sharrës së
tavolinës në vrimat që ndodhen në pjesën e poshtme të
sharrës së tavolinës. Kur siguroni sharrën e tavolinës
në vendin e punës, sigurohuni që të ketë një hapësirë
në pjesën e sipërme të vendit të punës me të njëjtat
përmasa sa hapësira në pjesën e poshtme të sharrës
së tavolinës në mënyrë që tallashi të bjerë poshtë.
Nëse gjatë punës sharra e tavolinës ka rrezik të bjerë,
të rrëshqasë ose të lëvizë, vendi i punës ose stenda e
sharrës së tavolinës duhet të sigurohen mirë mbi tokë.
Ruajtja e aksesorëve
► Fig.4: 1. Shufra për shtyrje
► Fig.5: 1. Kufizues (vizore udhëzuese) 2. Vizorja
tipografike për këndet
Shkopi shtytës, vizorja trekëndore, thika dhe çelësat
mund të ruhen në anën e majtë të bazës dhe riga
drejtuese dhe matësi për prerje tërthore mund të ruhen
në anën e djathtë të bazës.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.6: 1. Doreza
Thellësia e prerjes mund të rregullohet duke kthyer
dorezën. Ktheni dorezën në drejtimin orar për të ngritur
tehun ose në drejtim kundërorar për ta ulur.
SHËNIM:
Përdorni një konfigurim të thellësisë së cekët
kur prisni materialet të holla me qëllim për të
përftuar një prerje sa më të pastër.
Rregullimi i këndit të prerjes së
pjerrët
► Fig.7: 1. Shigjeta treguese 2. Leva bllokuese
Lironi levën e kyçjes në drejtim kundërorar dhe ktheni
dorezën në formë disku derisa të arrihet këndi i
dëshiruar (0°-45°). Këndi i pjerrët tregohet nga maja e
shigjetës.
Pasi të keni përftuar këndin e dëshiruar, shtrëngoni
levën e kyçjes në drejtim orar për të siguruar
rregullimin.
KUJDES:
Pasi të keni rregulluar këndin e pjerrët,
sigurohuni që të shtrëngoni fort levën e kyçjes.
Rregullimi i ndalesave pozitive
► Fig.8: 1. Vidë rregulluese 90° 2. Vidë rregulluese
45°
► Fig.9
Vegla është e pajisur me ndalesa pozitive për 90° dhe
45° në sipërfaqen e tavolinës. Për të kontrolluar dhe
rregulluar ndalesat pozitive, vazhdoni si më poshtë:
Lëvizni dorezën në formë disku sa më shumë të
jetë e mundur, duke e kthyer. Vendosni një vizore
trekëndore mbi tavolinë dhe shikoni nëse disku bie
me kënd 90° ose 45° me sipërfaqen e tavolinës. Nëse
disku bie në këndin e treguar në Figurën A, rrotulloni
vidat rregulluese në drejtim orar; nëse bie në këndin
që tregohet në Figurën B, vidat rregulluese lëvizini në
drejtim kundërorar për të rregulluar ndalesat pozitive.
Pasi të rregulloni ndalesat pozitive, vendoseni diskun
në kënd 90° me sipërfaqen e tavolinës. Më pas
rregulloni treguesin e shigjetës që skaji i tij i djathtë të
bashkërenditet me gradimin 0°.
► Fig.10: 1. Shigjeta treguese
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Hiqeni materialin e punës nga tavolina.
Fikni veglën dhe më pas shtypni butonin e
rindezjes.
Përpara se të lidhni veglën me korrentin,
sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur.
Për vegël me çelës me buton
► Fig.11: 1. Çelësi 2. Butoni i rindezjes
Për të ndezur veglën, shtypni butonin ON ( I ) (ndezur).
Për ta fikur shtypni butonin OFF ( O ) (fikur).
Për vegël me çelës me levë
► Fig.12: 1. Çelësi 2. Butoni i rindezjes
Për ta ndezur veglën, tërhiqni shulin e çelësit. Për ta
ndaluar, ulni levën e çelësit.
24 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents