Makita DUR361U Instruction Manual page 48

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR361U:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të ndryshuar pozicionin e varëses, lironi dadon
shtrënguese në varëse me çelësin e dhënë e më pas
lëvizni varësen dhe amortizatorin. Amortizatori mund të
lëvizet me lehtësi duke e rrotulluar.
Fig.33
Rregulloni pozicionin e varëses dhe gjatësinë e rripit të
krahut në mënyrë që:
varësja pozicionohet 750 mm ose më larg nga toka,
vegla prerëse pozicionohet 100 mm deri në 300
mm lart nga toka dhe
pjesa jo e mbrojtur e veglës prerëse horizontalisht
është 750 mm ose më larg nga varësja.
Pasi të keni rregulluar pozicionin e varëses, shtrëngoni
fort vidën me çelës.
Përdorimi i saktë i veglës (DUR362L)
Qëndrimi i saktë
PARALAJMËRIM:
Vendoseni gjithmonë veglën në anën tuaj të
djathtë në mënyrë që barriera të jetë gjithmonë
përpara trupit tuaj. Pozicionimi i saktë i veglës
lejon kontrollin maksimal të saj dhe ul rrezikun e
lëndimeve personale të rënda nga zmbrapsja.
Fig.34
Siç tregohet në figurë, vendosni rripin e krahut në krahun
tuaj të majtë duke futur në të kokën dhe krahun tuaj të
djathtë dhe mbajeni veglën në anën tuaj të djathtë ndërkohë
që barrierën e mbani gjithmonë përpara trupit tuaj.
Vendosja e rripit të krahut
Fig.35
Pasi të keni vendosur rripin e krahut në krah, ai mund të
vendoset në veglën duke mbërthyer tokëzat e dhëna në
grepin e veglës dhe të rripit. Sigurohuni që tokëzat të
kërcasin dhe të mbërthehen siç duhet.
Shkëputja
Fig.36
Tokëza mund të zbërthehet shpejt, gjë e cila arrihet
duke shtrënguar pak dy anët e tokëzës.
PARALAJMËRIM:
Bëni kujdes maksimal për të ruajtur kontrollin
e veglës gjatë gjithë kohës. Mos lejoni që vegla
të afrohet drejt jush ose ndokujt në afërsi të
ambientit të punës. Humbja e kontrollit të veglës
mund të shkaktojë lëndime serioze për personat
në afërsi dhe përdoruesin.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë kontroll ose mirëmbajtje për veglën. Nëse
vegla nuk fiket dhe kutia e baterisë nuk hiqet, ndezja
aksidentale mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
NJOFTIM:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Vendosja e grasos në kutinë e ingranazhit
Fig.37
Vendosni graso (Shel Alvania 2 ose e barasvlershme)
në kutinë e ingranazhit. Hiqni bulonin hekzagonal dhe
më pas vendosni graso në vrimën e grasos çdo 30 orë.
(Grasoja origjinale Makita mund të blihet nga shitësi juaj
Makita).
Ndërrimi i fijes së najlonit
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që kapaku i kokës prerëse prej
najloni të sigurohet siç duhet në fole siç
përshkruhet më poshtë. Mossigurimi i mirë i
kapakut mund të bëjë që pjesët e kokës prerëse
prej najloni të shkëputen dhe të shkaktojnë
lëndime të rënda personale.
Fig.38
Hiqni kapakun nga foleja, duke shtypur dy kapëset që
janë dy seksionet me kanale në dy krahët e folesë.
Fig.39
Prisni një fije najloni në 3-6 m. Palosni fijen e najlonit në dy
gjysma, një nga fijet lëreni 80-100 mm më të gjatë se tjetra.
Fig.40
Lidheni mesin e fijes së re të najlonit në dhëmbëzën që
ndodhet në qendër të bobinës ndërmjet 2 kanaleve për
vendosjen e fijes së najlonit.
Mblidhni të dy skajet e fijes rreth bobinës sipas drejtimit
të shënuar në kokë për drejtimin e dorës së majtë
shënuar me LH.
Fig.41
Rrotulloni gjithë fijen duke lënë të lirë 100 mm, duke i
lënë skajet përkohësisht të lidhur në një dhëmbëz në
anë të bobinës.
Fig.42
Montoni bobinën në kapak në mënyrë të tillë që kanalet
dhe pjesët e dala në bobinë të përshtaten me ato të
kapakut. Tani zgjidhni skajet e fijes nga pozicioni i tyre i
përkohshëm dhe shtyjini fijet përmes vrimave që të dalin
nga kapaku.
Fig.43
Bashkërenditni pjesën e dalë në pjesën e jashtme të
kapakut me kanalet e vrimave. Pastaj shtyjeni kapakun
fort në fole për ta fiksuar. Sigurohuni që kapëset të jenë
përhapur plotësisht në kapak.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
48

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur362l

Table of Contents