Makita DUR361U Instruction Manual page 47

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR361U:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM:
Mos e zgjatni shumë mbrojtësen e telit nga jashtë.
Përndryshe mund të prishet.
Fig.25
Kur mbrojtësja e telit nuk është në përdorim, ngrijeni në
pozicionin e shpejtësisë zero.
Instalimi i kokës prerëse prej najloni
KUJDES:
Nëse gjatë punës koka prerëse prej najloni
aksidentalisht pengohet në një gur ose objekt të
fortë, prerësi duhet të ndalohet e të kontrollohet
për ndonjë dëmtim. Nëse koka prerëse prej najloni
dëmtohet, ajo duhet të zëvendësohet menjëherë.
Përdorimi i një koke prerëse prej najloni të dëmtuar
mund të shkaktojë lëndime personale të rënda.
NJOFTIM:
Sigurohuni që të përdorni kokë prerëse origjinale
prej najloni nga Makita.
Kthejeni veglën kokëposhtë për ta zëvendësuar me
lehtësi kokën prerëse prej najloni.
Fig.26
Futni çelësin hekzagonal në vrimën në kapakun e
mbrojtësit dhe rrotulloni rondelën hyrëse derisa të
bllokohet me çelësin hekzagonal. Vendosni kokën
prerëse prej najloni direkt mbi aksin me shkëputje dhe
shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim kundërorar.
Hiqni çelësin hekzagonal.
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, rrotulloni kokën
prerëse prej najloni në drejtim orar ndërkohë që mbani
rondelën hyrëse me çelësin hekzagonal.
Instalimi i diskut të prerësit
(specifik sipas vendit)
PARALAJMËRIM:
Diametri i jashtëm i diskut të prerësit duhet të
jetë 230 mm. Mos përdorni kurrë disk me
diametër të jashtëm mbi 230 mm.
KUJDES:
Disku i prerësit duhet të mprihet mirë, të mos ketë
krisje ose thyerje. Mprihni ose zëvendësoni diskun
e prerësit pas çdo tre orësh pune.
Mbani gjithmonë doreza kur punoni me diskun e prerësit.
Vendosni gjithmonë kapakun e diskut kur vegla
nuk është në përdorim ose kur transportohet.
Dadoja shtrënguese e diskut të prerësit (me
rondelën me sustë) konsumohet me kalimin e kohës.
Nëse vihet re ndonjë konsumim ose deformim në
rondelën me sustë, zëvendësoni dadon. Porositeni
atë në qendrën lokale të autorizuar për shërbim.
NJOFTIM:
Sigurohuni që të përdorni diskun e prerësit
origjinale nga Makita.
Kthejeni veglën kokëposhtë për ta zëvendësuar me
lehtësi diskun e prerësit.
Fig.27
Për të çmontuar diskun e prerësit, futni çelësin
hekzagonal në vrimën e kapakut të mbrojtësit dhe kutinë
e ingranazhit. Rrotulloni rondelën hyrëse derisa të
bllokohet
me
çelësin
hekzagonale (fija në të majtë) me çelësin hekzagonal dhe
hiqni dadon, rondelën morsë dhe çelësin hekzagonal.
Fig.28
Montoni diskun e prerësit në bosht në mënyrë të tillë që
udhëzuesi i rondelës hyrëse të përshtatet në vrimën e
boshtit në diskun e prerësit. Instaloni rondelën morsë dhe
siguroni diskun e prerësit me anë të dados hekzagonale
me 13 deri në 23 Nm forcë shtrënguese ndërkohë që
mbani rondelën hyrëse me çelësin hekzagonal.
Fig.29
Sigurohuni që disku të mbetet shumë më lart.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.30
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
PËRDORIMI
Përdorimi i saktë i veglës (DUR361U)
Qëndrimi i saktë
PARALAJMËRIM:
Vendoseni gjithmonë veglën në anën tuaj të djathtë
në mënyrë që boshti i dorezës së majtë të jetë
gjithmonë përpara trupit tuaj. Pozicionimi i saktë i
veglës lejon kontrollin maksimal të saj dhe ul rrezikun e
lëndimeve personale të rënda nga zmbrapsja.
Fig.31
Siç tregohet në figure, vendosni rripin e krahëve dhe vareni
veglën pa e lëvizur shumë në anën tuaj të djathtë në mënyrë
që boshti i dorezës së majtë të jetë gjithmonë përpara jush.
Vendosja e rripit të krahut
Fig.32
Vendosni rripin e krahëve në shpinën tuaj dhe
mbërthejeni derisa të dëgjoni një kërcitje. Sigurohuni që
ai të mos hiqet kur e tërhiqni. Vareni veglën siç tregohet.
PARALAJMËRIM:
Bëni kujdes maksimal për të ruajtur kontrollin
e veglës gjatë asaj kohe. Mos lejoni që vegla të
afrohet drejt jush ose ndokujt në afërsi të
ambientit të punës. Afrimi i veglës mund të
shkaktojë lëndime serioze.
Rregullimi i pozicionit të varëses dhe rripit të krahut
Kur zëvendësoni bateritë ose aksesorët me bateri ose
aksesorë të tjerë, ekuilibri i peshës së veglës mund të
ndryshojë. Në një rast të tillë, rregulloni pozicionin e
varëses dhe gjatësinë e rripit të krahut si më poshtë.
47
hekzagonal.
Lironi
dadon

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur362l

Table of Contents