Download Print this page

Makita DGA700 Instruction Manual page 33

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA700:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montoni flanxhën e brendshme në bosht.
Futni diskun në flanxhën e brendshme dhe vidhosni
dadon bllokuese te boshti.
► Fig.18: 1. Dado e kyçjes 2. Disku prerës smeril /
disku i diamantit 3. Flanxha e brendshme
4. Mbrojtësja e diskut për diskun smerilues
prerës / diskun e diamantit
Për Australinë dhe Zelandën e Re
► Fig.19: 1. Dado e kyçjes 2. Flanxha e jashtme 78
3. Disku prerës smeril / disku i diamantit
4. Flanxha e brendshme 78 5. Mbrojtësja e
diskut për diskun smerilues prerës / diskun
e diamantit
Vënia në punë me furça me kupë me
tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kontrolloni funksionimin e furçës
duke e ndezur veglën pa ngarkesë, duke u
siguruar se nuk ndodhet askush përpara ose në
një drejtim me furçën.
KUJDES:
Mos përdorni furçë të dëmtuar ose
jo të ekuilibruar. Përdorimi i furçës së dëmtuar mund
të rrisë mundësitë për lëndime nga kontakti me telat e
prishura të furçës.
► Fig.20: 1. Furçë me kupë me tela
Hiqni kutinë e baterisë dhe vendoseni veglën me kokë
poshtë për të lejuar futjen e lehtë të boshtit.
Hiqni çdo aksesor nga boshti. Montoni në bosht furçën
me kupë me tela dhe shtrëngojeni me çelësin e ofruar.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e presionit të
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçën. Kjo mund të sjellë prishje të parakohshme.
Vënia në punë me furça disku me
tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kontrolloni funksionimin e diskut
me furçë me tela duke e ndezur veglën pa
ngarkesë, duke u siguruar se nuk ndodhet askush
përpara ose në një drejtim me diskun me furçë
me tela.
KUJDES:
Mos përdorni disk me furçë me tela
të dëmtuar ose jo të ekuilibruar. Përdorimi i diskut
me furçë me tela të dëmtuar mund të rrisë mundësitë
për lëndime nga kontakti me telat e prishura.
KUJDES:
Përdorni GJITHMONË mbrojtësen
për diskun me furçë me tela, duke u siguruar që
diametri i diskut të përputhet brenda mbrojtëses.
Disku mund të thyhet gjatë përdorimit dhe mbrojtësja
ndihmon në uljen e mundësive për lëndime
personale.
► Fig.21: 1. Furçë disku me tela
Hiqni kutinë e baterisë dhe vendoseni veglën me kokë
poshtë për të lejuar futjen e lehtë të boshtit.
Hiqni çdo aksesor nga boshti. Filetoni në bosht diskun
me furçë me tela dhe shtrëngojeni me çelës.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e presionit të
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçë disku me tela. Kjo mund të sjellë prishje të
parakohshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mbrojtësja e baterisë
PARALAJMËRIM:
baterisë. Mos e përdorni veglën me mbrojtësen
e baterisë të hequr ose të dëmtuar. Goditja e
drejtpërdrejtë në kutinë e baterisë mund të shkaktojë
keqfunksionim të baterisë dhe mund të rezultojë në
lëndim dhe/ose zjarr. Nëse mbrojtësja e baterisë
është e deformuar ose e dëmtuar, kontaktoni me
qendrën tuaj të autorizuar të shërbimit për riparime.
► Fig.22: 1. Mbrojtësja e baterisë 2. Mbajtësi i
mbrojtëses së baterisë
Pastrimi i vrimave të ajrit
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
► Fig.23: 1. Vrima e daljes 2. Vrima e hyrjes
Hiqni kapakun e pluhurit nga ventilatori thithës dhe
pastrojeni në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm.
► Fig.24: 1. Kapaku për pluhurin
VINI RE:
Pastroni kapakun e pluhurit kur është i
bllokuar me pluhur ose materiale të tjera. Vazhdimi
i punës kur kapaku i pluhurit është i bllokuar mund të
dëmtojë veglën.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
33 ALBANIAN
Mos e hiqni mbrojtësen e

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dga900