Download Print this page

Makita DGA700 Instruction Manual page 28

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA700:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe më pas rifilloni prerjen. Disku
mund të kapet, të shkojë lart ose të kundërveprojë
nëse vegla elektrike rindizet brenda materialit të
punës.
5.
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit
dhe të kundërveprimit të diskut. Materialet e
mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes
dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët
e diskut.
6.
Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
"prerje në xhep" mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar. Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të smerilimit:
Mos përdorni një letër të madhe disku për
1.
smerilim. Ndiqni rekomandimet e prodhuesve
kur të zgjidhni letrën smerile. Letra smerile më
e madhe se mbështetësja e rrotës krijon rrezik
dëmtimi dhe mund të shkaktojë ngecjen, thyerjen
ose kundërveprimin e diskut.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të fshirjes me tela:
1.
Kini parasysh se qimet e forta të telit
shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të
zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar
forcë mbi furçën. Qimet e forta të telit mund të
depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.
Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses
2.
për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të
diskut ose furçës së telit te mbrojtësja. Disku
ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër
nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të
përforcuara me fibër qelqi.
2.
KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues. Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi
i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime
personale.
3.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve
mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
4.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
5.
Përpara se të përdorni veglën mbi një
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
6.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
7.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
8.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t'ju djegë lëkurën.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
9.
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
10. Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë
për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të
madhe.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
11.
vegël.
12. Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë
vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të
jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.
13. Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
14. Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
15. Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
16. Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
17. Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me
mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç
kërkohet nga rregullat vendase.
18. Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë
anësore.
19. Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës. Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen
te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
28 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dga900