Makita TD126D Instruction Manual page 16

Cordless impact driver
Hide thumbs Also See for TD126D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i
ulët dhe vegla nuk punon. Nëse tërhiqni
këmbëzën e çelësit, motori ndizet sërish, por
fiket shpejt. Në këtë situatë, hiqni dhe
ngarkoni baterinë.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Fig.3
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon
të ndriçojë gjatë tërheqjes së këmbëzës së çelësit.
Llamba fiket pak pasi këmbëza e çelësit lëshohet.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.4
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e majës së kaçavidës ose
majës së çelësit
Fig.5
Përdorni vetëm punto që kanë pjesën që mund të futet
siç tregohet në figurë.
Për vegël me vrimë të cekët të puntos
Përdorni vetëm këtë lloj puntoje.
A=12 mm
Ndiqni procedurën (1).
B=9 mm
(Shënim) Maja nuk nevojitet.
006348
Për vegël me vrimë të thellë të puntos
A=17 mm
Për të instaluar këto lloje puntosh,
ndiqni procedurën (1).
B=14 mm
Për të instaluar këto lloje puntosh,
A=12 mm
ndiqni procedurën (2).
B=9 mm
(Shënim) Maja nevojitet për
vendosjen e puntos.
011405
Procedura (1)
Fig.6
Për ta instaluar majën, tërhiqni bokullën në drejtimin e
shigjetës dhe fusni majën në bokull deri në fund. Më
pas lëshojeni atë për ta siguruar majën.
Procedura (2)
Pas procedurës (1) më lart, fusni përshtatësin e puntos
në bokull me majën e mprehur të drejtuar nga brenda.
Fig.7
Për ta hequr punton, tërhiqni bokullën në drejtim të
shigjetës dhe tërhiqeni punton jashtë.
SHËNIM:
Nëse maja nuk futet aq thellë sa duhet në bokull,
ajo nuk do të kthehet në pozicionin fillestar dhe
maja nuk do të jetë e sigurt. Në këtë rast,
përpiquni të fusni sërish majën sipas udhëzimeve
të mësipërme.
Pas instalimit të puntos, sigurohuni që është
siguruar fort. Nëse ajo del, mos e përdorni për së
dyti.
16

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Td127d

Table of Contents