Oral-B TRIZONE 6500 Manual page 28

With wireless smartguide
Hide thumbs Also See for TRIZONE 6500:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
kthyer nga njëra mode mbrapsh në «Daily Clean»
mode, shtypni dhe mbajeni butonin mode.
Mode e larjes së dhëmbëve është i memorizuar
edhe kur doreza fiket gjatë larjes. Kur pauza zgjat
më shumë se 30 sekonda ose keni shtypur butonin
mode (d) gjatë pauzës mode për larjen rindizet në
modelin «Daily Clean».
Kokat e Furçës
Oral-B ju ofron nje varietet kokash Oral-B të cilat
përshtaten me dorezën tuaj Oral-B të furçës së
dhëmbëve.
Kokat tona të furçave rrotulluese-lëkundëse
mund të përdoren për pastrimin e çdo dhëmbi pas
dhëmbi me precision.
Kokë furçe Oral-B Cross Action
Koka e furçës më e avancuar. Me
fije me kënd për një pastrim me
precizion. Heq dhe largon plakëzat.
Kokë furçe Oral-B FlossCross Action
Përmban fije me mikropulse që
lejojnë heqjen e pllakëzave në zonat
ndërmjet dhëmbëve.
Kokë Furçe Oral-B 3D White
Përmban një kupë pastruese speciale
për zbardhje natyrale të dhëmbëve.
Ju lutem kini kujdes, fëmijët nën
12 vjeç nuk duhet të përdorin kokën
e furçës Oral-B «3D White»
Kokë Furçe Oral-B Sensitive
Përmban një strukturë me fije ektra të
butë e cila është e butë mbi dhëmbët
dhe mishrat e dhëmbëve tuaj.
Koka e Furçës tonë të dhëmbëve dynamic
TriZone mund të përdoret me të gjitha teknikat e
larjes së dhëmbëve.
Kokë Furçe Oral-B TiZone
Përmban zonë me aksion të trefishtë
për heqjen e pllakëzave, edhe midis
dhëmbëve.
Kokat Oral-B shfaqin INDIKATORIN e fijeve me dritë
blu për të ndihmuar të monitoroni kur është i
nevojshëm zëvëndësimi i kokës së furçës. Me larje
dhëmbësh, 2 herë në ditë për dy minuta, ngjyra blu
do të dalë përafërsisht për gjysmën e kohës brenda
3 muajve, duke treguar nevojën për t'a ndërruar.
Nëse fijet prishen përpara se kjo ngjyrë të shfaqet,
ju mund të keni ushtruar më shumë presion mbi
dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve tuaj.
Ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e kokës së
furçës Oral-B «FlossAction» ose kokën e furçës
Oral-B «3D White» me tela. Ju mund të përdorni
kokën e furçës Oral-B«Ortho», e dizenjuar specifikisht
për të pastruar rreth telave të dhëmbëve.
Sinkronizimi I furçës tuaj të
dhëmbëve
Për të evituar interferencën e mesazheve të paisjes
kur jeni duke përdorur më shumë se një Oral-B
furçë dhëmbësh me radio trasmision dhe Smart
Guide në të njëjtën shtëpi/ambjent banimi, ju do
t'ju duhet t'i vendosni dorezat tek SmartGuide
respektive. Ju mund të sinkronizoni një maksimum
prej 2 dorezave me një SmartGuide. Për të bërë
këtë, shtypni butonin «h/min» në mbajtësen e
baterive për të paktën 3 sekonda.
SmartGuide tregon «L---». Ndize dorezën tuaj për të
filluar procesin e sinkronizimit. Ai është përfunduar
kur shfaqet «L-1-». Fikeni dorezën. Për të caktuar
një dorezë të dytë në të njëjtën SmartGuide ndizni
dorezën tjetër derisa «L-2-» të shfaqet.
Pasi të keni sinkronizuar dorezën e dytë, do të
shfaqet «Full». Dilni nga sinkronizimi mode duke
shtypur butonat «h/min» ose «set», përndryshe ai
do të përfundoje automatikisht pas 30 sekondash.
Lidhja e furçës tuaj të
dhëmbëve me Smart Phone
tuaj**
Shkarkoni aplikacionin Oral-B™ falas per App
(SM)
Store
ose Google Play™. Aplikacioni Oral-B™
ju jep mundësinë të përdorni kohën tuaj në mënyrë
më efiçente, hartoni progresin tuaj të larjes së
dhëmbëve dhe rregulloni parametrat të larjes së
dhëmbëve (për më shumë përfitime shiko
instruksionet në aplikacionin Oral-B).
• Filloni aplikimin Oral-B™. Ju mund të përdorni
aplikacionin dhe SmartGuide (i) tuaj në të njëjtën
kohë.
• Aplikacioni Oral-B™ do t'ju udhëheq përmes
procedurës Bluetooth pairing. Shënim: Funk-
sionimi i aplikacionit Oral-B™ është i limituar nëse
Bluetooth është i çaktivizuar në telefonin tuaj
(për udhëzime ju lutemi ti referoheni manualit të
përdoruesit në telefonin tuaj smart).
29

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Trizone 7000Trizone 6000

Table of Contents