Briggs & Stratton 080000 Operator's Manual page 237

Hide thumbs Also See for 080000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pjesët e shërbimit –
Modeli: 80000, 90000, 093J00, 100000 
Kandelja e rezistorit (Modeli 80000, 90000, 093J00) 
Kandelja e rezistorit (Modeli 100000) 
Çelës i Kandeles 
Testues i Shkëndijave 
 Rekomandojmë që të shkoni te çdo Ofrues Shërbimi i Autorizuar i Briggs & Stratton për
të gjitha punët e mirëmbajtjeve dhe shërbimeve të motorit dhe pjesëve të motorit. 
Vlerat e energjisë: Vlera e fuqisë bruto për modelet e veçanta të motorëve me benzinë
është treguar në përputhje me SAE (Shoqata e Inxhinierëve të Automobilave) kodi
J1940 Procedura e Vlerësimit të Fuqisë & Forcës Rrotulluese të Motorëve të Vegjël dhe
është vlerësuar në përputhje me SAE J1995. Vlerat e forcës rrotulluese janë në 2600
RPM për ata motorë me "rpm" të treguar në etiketë dhe 3060 RPM për gjithë të tjerët;
vlerat e fuqisë motorike janë nxjerrë në 3600 RPM. Lakoret e energjisë bruto mund të
shikohen në www.BRIGGSandSTRATTON.COM. Vlerat e energjisë neto janë marrë
me pastruesin e shkarkimit dhe të ajrit të montuar ndërsa vlerat e energjisë bruto janë
marrë pa këto shtesa. Fuqia reale bruto e motorit do të jetë më e lartë se energjia neto
dhe ndikohet nga, mes të tjerash, kushtet e ambientit në punimit dhe variacionet motor-
në-motor. Duke pasur parasysh gamën e gjerë të produkteve ku vendosen motorët,
motori me benzinë mund të mos zhvillojë energjinë bruto të treguar kur përdoret në
pajisje të caktuar energjie. Kjo diferencë është për shkak të një sërë faktorësh përfshirë,
por jo vetëm, shumëllojshmëria e komponentëve të motorit (pastruesi i ajrit, shkarkimi,
ngarkimi, ftohja, karburatori, pompa e karburantit, etj.), limitet e aplikimit, kushtet e
punimit të ambientit (temperatura, lagështia, lartësia), dhe variacionet motor-në-motor.
Për shkak të kufizimeve në prodhim dhe në kapacitet, Briggs & Stratton mund të
zëvendësojë një motor me energji më të lartë për këtë motor.
Garancia
Garancia e motorit Briggs & Stratton
Në fuqi nga Janari 2019 
Garanci e kufizuar 
Briggs & Stratton garanton se, gjatë periudhës të garancisë të përcaktuar më poshtë, do
të riparojë ose këmbejë, falas, çdo pjesë që është me defekt në material ose prodhim
apo të dyja. Tarifat e transportit mbi produktin të paraqitura për riparim ose këmbim
sipas kësaj garancie duhet të paguhen nga blerësi. Kjo garanci është në fuqi dhe është
subjekt për periudhat kohore dhe kushtet e përcaktuara më poshtë. Për shërbimin
e garancisë, gjeni Ofruesin e Shërbimit të Autorizuar më të afërt në hartën e gjetjes
të shitësve në BRIGGSandSTRATTON.COM. Blerësi duhet të kontaktojë Ofruesin e
Shërbimit të Autorizuar dhe pastaj t'ia japë produktin Ofruesit të Shërbimit të Autorizuar
për kontroll dhe testim. 
Nuk ka garanci tjetër të shprehur. Garancitë e implikuara, përfshirë ato të
tregtimit dhe përshtatjes për një qëllim të caktuar, janë të kufizuara për
periudhën e garancisë të përmendur më poshtë, ose deri në shkallën e lejuar me
ligj. Përgjegjësia për dëmtimet aksidentale ose që rrjedhin janë të përjashtuara në deri
në shkallën e caktuar të lejuar me ligj. Disa vende ose shtete nuk lejojnë kufizime se për
sa kohë zgjat një garanci e implikuar dhe disa vende ose shtete nuk lejojnë përjashtimin
ose kufizimin e dëmtimeve aksidentale ose që vijnë si pasojë, prandaj kufizimi dhe
përjashtimi i mësipërm mund të mos vlejë për ju. Kjo garanci ju jep të drejta ligjore të
caktuara dhe ju mund të keni gjithashtu të drejta të tjera të cilat ndryshojnë nga vendi në
 4 
vend dhe nga shteti në shtet 
 Rregullat e garancisë standarte 
 3 
Vanguard®; Seria Tregtare 
  
Përdorimi nga konsumatori - 36 muaj
Përdorimi tregtar - 36 muaj
Seria XR 
Përdorimi nga konsumatori - 24 muaj
Përdorimi tregtar - 24 muaj
Të gjithë motorët e tjerë të pajisur me mbulesë hekuri të derdhur Dura-Bore™ 
Përdorimi nga konsumatori - 24 muaj
Përdorimi tregtar - 12 muaj
Të gjithë motorët e tjerë 
Përdorimi nga konsumatori - 24 muaj
Përdorimi tregtar - 3 muaj
 1 
 
Këto janë rregullat tona të garancisë standarde, por me raste mund të
ketë mbulim tjetër garancie që nuk është përcaktuar në kohën e botimit.
Për një listë të rregullave aktuale të garancisë për motorin tuaj, shkoni në
BRIGGSandSTRATTON.COM ose kontaktoni Ofruesin e Shërbimit të Autorizuar
të Briggs & Stratton. 
 2 
 
 Nuk ka garanci për motorët në pajisjet e përdorura për energji kryesore në
vend të një utiliteti; gjeneratorët e gatshëm të përdorur për qëllime tregtare,
 692051 
automjetet e utilitetit që kapërcejnë 25 MNO ose motorët e përdorur në garat
 594056 
konkurruese ose në pistat tregtare apo kamionët me qira. 
 3 
 
 Vanguard montuar në gjeneratorët e gatshëm: 24 muaj përdorimi nga
 19576 
konsumatori, asnjë garanci përdorimi tregtar. Seritë tregtare me datë prodhimi
 19368 
përpara Korrik 2017, 24 muaj përdorim nga konsumatori, 24 muaj përdorim
tregtar. 
 4 
 
 Në Australi - Mallrat tona vijnë me garanci që nuk mund të përjashtohen
sipas Ligjit Australian për Konsumatorin. Ju keni të drejtën për këmbim ose
rimbursim në rast defekti të madh dhe për kompensim për çdo humbje ose
dëmtim tjetër të parashikueshëm në mënyrë të arsyeshme. Ju keni gjithashtu të
drejtën që mallrat të riparohen ose të këmbehen nëse mallrat nuk janë me cilësi
të pranueshme dhe defekti nuk është madhor. Për shërbimin e garancisë, gjeni
ofruesin e shërbimit të autorizuar më të afërt në hartën e gjetjes të shitësve në
BRIGGSandSTRATTON.COM, ose duke telefonuar në 1300 274 447, ose duke
dërguar email apo shkruar në salesenquiries@briggsandstratton.com.au, Briggs
& Stratton Australia Pty Ltd, 1 Moorebank Avenue, Moorebank, NSW, Australia,
2170. 
Periudha e garancisë fillon në datën origjinale të blerjes nga pika e parë e shitjes me
pakicë ose konsumatori tregtar. "Përdorim konsumatori" do të thotë përdorim personal
shtëpiak banimi nga një konsumator pakice. "Përdorim tregtar" do të thotë të gjitha
përdorimet e tjera, përfshirë përdorimi për qëllime tregtare, të fitimit të parave ose
dhënies me qira. Pasi një motor të ketë provuar përdorimin tregtar, do të konsiderohet si
motor i përdorimit tregtar për qëllimet e kësaj garancie. 
Ruajeni kopjen e faturës së blerjes. Nëse nuk e jepni faturën e datës të blerjes
fillestare në kohën që kërkohet shërbimi i garancisë, do të përdoret data e
prodhimit të produktit për të përcaktuar periudhën e garancisë. Nuk kërkohet
regjistrimi i produktit për të marrë shërbimin e garancisë mbi produktet Briggs &
Stratton. 
Rreth Garancisë Tuaj 
Kjo garanci e kufizuar mbulon vetëm problemet që lidhen me materialin dhe/ose
prodhimin e motorit, dhe jo këmbimin ose rimbursimin e pajisjes në të cilën mund të jetë
montuar motori. Mirëmbajtja rutinë, përmirësimet, rregullimet ose konsumi dhe vjetërsimi
normal nuk mbulohen nga kjo garanci. Në mënyrë të ngjashme, garancia nuk vlen nëse
motori është ndryshuar ose modifikuar apo nëse numri i serisë së motorit është fshirë
ose hequr. Kjo garanci nuk mbulon dëmtimin e motorit ose problemet e performancës të
shkaktuara nga: 
1.
Përdorimi i pjesëve të cilat nuk janë pjesëorigjinale nga Briggs & Stratton; 
2.
Përdorimi i motorit me vaj lubrifikimi të pamjaftueshëm, të ndotur, ose të gradës së
gabuar; 
3.
Përdorimi i karburantit të ndotur ose të prishur, benzinës të formuluar me etanol
më të lartë se 10%, ose përdorimi i karburanteve alternative si gazi i lëngshëm
ose gazi natyror në motorët që nuk janë projektuar/prodhuar fillimisht nga Briggs &
Stratton që të punojnë me këto karburante; 
4.
Papastërtitë që hyjnë në motor për shkak të mirëmbajtjes ose montimit jo të mirë
të pastruesit të ajrit; 
5.
Goditja e një objekti me thikën prerëse të një kose bari rrotulluese, adaptorë thike,
helika ose pajisje të tjera të kollodokut që janë liruar ose nuk janë montuar mirë,
ose shtrëngim i tepërt i rripit V; 
6.
Pjesët e shoqëruara ose montimet si freksionet, transmisionet, kontrollet e
pajisjes, etj., të cilat nuk janë dhënë nga Briggs & Stratton; 
7.
Mbinxehje për shkak të copërave të barit, papastërtive dhe mbetjeve, ose foleve të
1, 2, 3
  
brejtësve të cilat hyjnë ose bllokohen në vendet e ftohjes ose të volantit, apo duke
e përdorur motorin me ajrim të pamjaftueshëm; 
8.
Dridhje të tepërta për shkak të shpejtësisë së lartë, montimit të lirë të motorit,
thikave ose helikave të liruara ose jo të balancuara, ose bashkimit jo të mirë të
komponentëve të pajisjes me kollodokun; 
9.
Keqpërdorimi, mungesë e mirëmbajtjes rutinë, transporti, mbajtja, ose magazinimi
i pajisjes, apo instalimi jo i mirë i motorit. 
Shërbimi i garancisë është i disponueshëm vetëm përmes ofruesve të autorizuar
të shërbimit Briggs & Stratton. Gjeni ofruesin e shërbimit të autorizuar më të
afërt hartën e shitësve në BRIGGSandSTRATTON.COM ose duke telefonuar
1-800-233-3723 (në SHBA). 
80004537 (Rev. F) 
237

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

090000093j00100000

Table of Contents