Philips HI5920/20 User Manual page 72

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Shqip
74
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit për të filluar hekurosjen. Për rezultate optimale hekurosjeje, pas
hekurosjes me avull kryejini kalimet e tjera pa avull.
Modaliteti i fikjes automatike
Modele specifike të kësaj serie kanë modalitetin e fikjes automatike.
-
Për të kursyer energji, pajisja fiket automatikisht kur nuk është përdorur për 5 minuta. Drita "hekuri gati"
pulson.
-
Për të aktivizuar përsëri pajisjen, vendosni çelësin e ndezjes/fikjes në pozicionin "off" (fikur) dhe pastaj në
pozicionin "on" (ndezur). Pas kësaj pajisja fillon të ngrohet sërish.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Sistemi inteligjent "Calc-Clean"
Pajisja juaj është projektuar me një sistem inteligjent "Calc-Clean" për të siguruar që zhgëlqerëzimi dhe
pastrimi të bëhet rregullisht. Kjo ndihmon për të mbajtur një performancë të lartë me avull dhe parandalon
papastërtinë dhe njollat që dalin nga pllaka me kalimin e kohës. Për të siguruar që procesi i pastrimit të jetë
kryer, kaldaja e avullit ju kujton rregullisht.
Kujtesa me dritë dhe tingull për "Calc-Clean"
Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të pulsojë dhe pajisja fillon të japë sinjale me zë për
të treguar që duhet të kryeni procesin e "Calc-Clean" (Fig. 3).
Këshillë: Ju mund të vazhdoni të hekurosni në të thatë pa shtypur butonin e avullit.
Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur kaldajën e avullit nga bigorri: funksioni
i avullit çaktivizohet nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë. Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit
rikthehet. Kjo ndodh pavarësisht tipit të ujit që përdorni.
Shënim: Procesi "Calc-Clean" mund të kryhet në çdo kohë edhe kur kujtesa me dritë dhe tingull nuk është
aktivizuar ende.
Kryerja e procesit "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean"
Paralajmërim: Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit "Calc-Clean".
Kujdes: Mos ndërpritni procesin duke nxjerrë hekurin nga depozita e "Calc-Clean", pasi uji i nxehtë
dhe avulli mund të dalin nga pllaka e poshtme.
1 Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë (Fig. 4).
Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".
2 Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të
qëndrueshme.
3 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean" (Fig. 5).
Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë
procesit "Calc-Clean". Është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.
4 Shtypni dhe mbani shtypur butonin "Calc-Clean" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra
akustike (Fig. 6).
5 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi (Fig. 7).
6 Kur procesi "Calc-Clean" përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN"
ndalon së pulsuari (Fig. 8).
7 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore (Fig. 9).

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hi5919/30Hi5912/30

Table of Contents