Makita 4101RH Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for 4101RH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
► Fig.11
Rregulloni sasinë e rrjedhës së ujit. Mbajeni veglën
fort. Vendoseni pllakën e bazës mbi materialin e punës
që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun. Në
vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa disku të shkojë
në shpejtësinë e plotë. Tani lëvizeni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur
rrafsh dhe duke përparuar lehtë derisa të përfundoni
prerjen. Mbajeni vijën e prerjes drejt dhe shpejtësinë e
përparimit të njëtrajtshme.
KUJDES:
Kjo vegël duhet të përdoret vetëm në sipërfaqe
horizontale.
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë
dhe në vijë të drejtë. Sforcimi dhe ushtrimi i
forcës së tepërt ose lënia e diskut të anojë, të
ngushtohet apo të përdridhet gjatë prerjes mund
të shkaktojë mbinxehje të motorit dhe kërcim të
rrezikshëm mbrapsht të veglës.
Duke qenë se prerja e tepërt mund të
mbingarkojë motorin, thellësia e prerjes nuk
duhet të jetë më shumë se 20 mm çdo dorë.
Nëse dëshironi të prisni me thellësi mbi 20 mm,
bëni dy duar me parametra gradualë më të
thellë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Veshja e diskut të diamantit
Nëse prerja e diskut të diamantit fillon të dobësohet,
përdorni një disk të vjetër lëmues me kokrra të ashpra
ose bllok betoni për të veshur diskun e diamantit. Për ta
bërë këtë, siguroni mirë diskun mprehës ose bllokun e
betonit dhe prisni në to.
Pas përdorimit
Largoni pluhurin duke i fryrë nga pjesa e brendshme e
veglës duke e ndezur veglën për pak kohë pa e vënë në
punë. Hiqni me furçë pluhurin e grumbulluar mbi bazë.
Grumbullimi i pluhurit në motor ose mbi bazë mund të
shkaktojë keqfunksionim të veglës.
Pastrimi i kapakëve
► Fig.12: 1. Morsetë 2. Kapaku (A)
Kur pluhuri i grumbulluar mbi kapakun (A) duket i tepërt, lironi
morsetën dhe hiqni kapakun (A). Lajeni kapakun (A) për të
hequr pluhurin e grumbulluar dhe fshijeni. Më pas instaloni
kapakun (A) në vegël në mënyrë të tillë që ana me shenjën
"Lart
" të drejtohet nga lart. Shtyjeni kapakun (A) drejt
motorit deri në fund dhe sigurojeni duke shtrënguar morsetën.
Kur të ndërroni diskun, pastroni edhe kapakun (B). Lironi
vidën që siguron kapakun (B) dhe hiqni kapakun (B).
Lajeni kapakun (B) për të hequr pluhurin e grumbulluar
dhe fshijeni. Më pas vendoseni kapakun (B) në vegël
duke shtrënguar vidën. Grumbullimi i pluhurit brenda
kapakëve mund të shkaktojë keqfunksionim të veglës.
► Fig.13: 1. Kapaku (B) 2. Vida
KUJDES:
Kur përdorni veglën, sigurohuni që të vendosni
kapakët (A) dhe (B).
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.14: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar
në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Në fillim hiqni kapakun (A).
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
► Fig.15: 1. Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2. Kaçavida
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Disqe diamanti
Çelësi hekzagonal 5
Çelësi 22
Kufizues (vizore udhëzuese)
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
18 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents