Skil 8003DA Original Instructions Manual page 99

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sigurohuni që pajisja është e fikur para se ta lini
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PAS PËRDORIMIT:
Fikni pajisjen dhe hiqni spinën
Lejoni që pajisja të ftohet për të paktën 30 minuta
para se ta vini në magazinë
Vareni pajisjen në unazën varëse J 2 ose vendoseni në
pjesën e pasme në drejtim vertikal; kur të bëni këtë gjë
sigurohuni që nuk ka materiale ose gaze të djegshme
në afërsi
Mos e magazinoni/lini veglën në ambiente të jashtme
Magazonojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të
mbyllur, larg nga fëmijët
PËRDORIMI
Çelësi i ndezjes/fikjes me 3 parametra të temperaturës
6
! kontrolloni nëse çelësi A 2 është në pozicionin
"0" para se ta vini në prizë
- ndizni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin e
dëshiruar:
I = 70°C, rryma e ajrit 550 litra/minutë
II = 450°C, rryma e ajrit 350 litra/minutë
III = 600°C, rryma e ajrit 550 litra/minutë
- kur ta përdorni për herë të parë, nga pajisja mund
të çlirohet pak tym; kjo gjë është normale dhe do të
ndalojë shpejt
- fikni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin "0"
Përdorimi i përgjithshëm
- përcaktoni temperaturë e duhur duke provuar në një
pjesë që nuk duket në material; filloni me një parametër
të ulët të temperaturës
- temperatura bie kur rritet distanca midis daljes/gypit të
ajrit dhe materialit të punës
- temperatura e kërkuar varet nga materiali ku do të
punoni
Përdorimi i palëvizur 7
- vendoseni pajisjen mbi pjesën e pasme në pozicion
vertikal
- sigurohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe pa
pluhura; ajri i ndotur dëmton motorin
- sigurohuni që rryma e ajrit të jetë e drejtuar larg jush
- siguroni kordonin për të parandaluar tërheqjen e
pajisjes
- mos prekni daljen/gypin e ajrit
- sigurohuni që asgjë të mos bjerë në daljen/gypin e ajrit
- mbajeni me kujdes pajisjen me një dorë ndërsa e fikni
me dorën tjetër, dhe më pas lëreni që të ftohet
Përdoreni në vende të vështira për t'u arritur
- hiqni unazën B 2 , duke lëshuar daljen metalike të ajrit
në një distancë të madhe
! kini kujdes për një rrezik më të madh të zjarrit dhe
të djegieve
Mbajtja dhe drejtimi i veglës 8
- mbajeni pajisjen me një dorë
- gjatë punës, mbajeni kokën në një largësi minimumi 7
cm nga materiali i punës; ajri i grumbulluar e dëmton
veglën
- mbajini të çarat e ajrimit C 2 të pambuluara
Aksesorët SKIL (не се вклучени во приборот) 9
- gypi i mbrojtjes së xhamit D (për shmangien e rrymës
së ajrit)
- gypi i rrafshët E (për zgjerimin e rrymës së ajrit)
- gypi i reflektorit F (për reflektimin e rrymës së ajrit)
- gypi i zvogëlimit G (për përqendrimin e rrymës së ajrit)
SHËNIME:
- të gjitha shembujt e përdorimit (përveç heqjes së
bojës mbi xham) mund të kryhen pa aksesorë;
sidoqoftë përdorimi i aksesorit të përshtatshëm e
thjeshton punën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e
rezultateve
- kjo pajisje mund të përdoret e kombinuar me aksesorët
e tjerë normalisht të disponueshëm për pistoletat më
ajër të nxehtë
Montimi/heqja e aksesorëve (nuk jane perfshire)
- thjesht përshtatni aksesorin në daljen e ajrit H 2
- hiqeni një aksesor duke e tërhequr përpara pasi të jetë
ftohur
! montoni një aksesor vetëm kur dalja e ajrit të jetë
e ftohtë, kur çelësi është në pozicionin "0" dhe kur
spina është e shkëputur
Unaza varëse J q
- për magazinimin e lehtë të pajisjes
! lëreni pajisjen që të ftohet për të paktën 30 minuta
para se ta magazinoni
Kontrolli i vazhdueshëm i nxehtësisë (mbrojtja nga
mbingarkesa)
Mbron elementin e nxehjes nga dëmtimi kur pajisja është
e mbingarkuar pa u detyruar ta ndaloni dhe/ose ta lini të
ftohet për pak kohë
- kur temperatura ngrihet shumë, elementi i nxehjes fiket
vetë, kurse motori vazhdon të punojë dhe krijon ajër
të ftohtë
- kur temperatura të ketë rënë ndjeshëm (zgjat vetëm
disa sekonda), elementi i nxehjes do të ndizet
automatikisht
! kur pajisja fiket pas punës në një përcaktim të
lartë të temperaturës, dhe ndizet përsëri pas një
pushimi të shkurtër, mund të zgjasë pak para se
elementi i nxehjes të arrijë në temperaturën e
dëshiruar
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Heqja e bojës/llakut w
- përdorni një spatull të pastër, të mprehtë
- gërryejeni fort, kur boja të zbutet
- eksperimentoni për të përcaktuar gjatësinë e kohës që
duhet për të ushtruar nxehtësinë për rezultate optimale
- gërryeni menjëherë bojë e zbutur ose ajo do të forcohet
përsëri
- mbani një kënd 30° deri në 40° midis pajisjes dhe
materialit
- hiqni bojën dhe copërat menjëherë nga spatulla për të
parandaluar ndezjen e tyre
- gërryeni me sipërfaqen e drurit, kur është e mundur
- mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës
sipërfaqe për një kohë të gjatë
- hidhni mbetjet e bojës në mënyrë të sigurt
- pastroni plotësisht zonën e punës pasi të përfundoni
punën
! kini kujdes kur të hiqni shtresat e bojës në
ndërtesa të vjetra; në të kaluarën ndërtesa mund
të jetë lyer me bojë që përmban plumb, që është
shumë helmuese
99

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

8003

Table of Contents