Skil 8003DA Original Instructions Manual page 100

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
! ekspozimi edhe ndaj niveleve të ulta të plumbit
mund të shkaktojë dëmtime të rënda nervore
dhe të trurit; fëmijët e vegjël dhe të palindur janë
veçanërisht të rrezikuar
! boja me bazë plumbi të hiqet nga një specialist pa
përdorur pistoletën me ajër të nxehtë
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
★ heqja e shtresës së murit (sintetike)
Heqja e bojës/llakut mbi xham e
- gjithmonë përdorni gypin e mbrojtjes së xhamit D kur
punoni mbi xham
- hiqeni bojën me një spatull manuale
! mos përdorni pajisjen për heqjen e bojës në
dritare me kornizë metalike; metali është përcjellës
i nxehtësisë dhe mund të shkaktojë thyerjen e
xhamit
Heqja e ngjitëseve (përdorni gypin e rrafshët E) r
- shumë ngjitëse bëhen më të buta kur nxehen, duke
lejuar ndarjen e lidhjeve ngjitëse dhe heqjen e ngjitësve
të panevojshme
! nxehini ngjitëset në anën e sipërme
! gjithmonë kini kujdes që të mos e nxehni shumë
sipërfaqen poshtë
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ heqja e linoleumit dhe tapetit me vinil
★ heqja e pllakave të tapetit me fibra sintetike
★ heqja e rimesos/vendosja e shiritave të rimesos
★ zbutja/shkrirja e ziftit, kallajit, bitumit, dyllit (përdorni
gypin e rrafshët E)
★ dyllosja (mobilie) (përdorni gypin e rrafshët E) t
★ heqja e ngjitësit
★ lirimi i vidave, dadove dhe bulonëve metalikë të
ndryshkur/të shtrënguar fort
★ heqja e parafinës së qirinjve (mos e nxehni shumë
sipërfaqen poshtë)
★ riparimi i qirinjve të thyer/rikthimi i qirinjve të përkulur
në formën origjinale
Përshtatja me tkurrje y
- përdorni gypin e reflektorit F ose gypin e zvogëlimit G
- zgjidhni një tub me përshtatje me tkurrje me diametër
të përshtatshëm me atë të materialit
- nxehni tubin në mënyrë të njëtrajtshme
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
★ mbështjellja me tkurrje
Ngjitja e tubave të ujit u
Kjo pajisja është më e përshtatshme për punën me
bashkues të butë (pika e shkrirjes nën 400°)
- përdorni gypin e reflektorit F
- pastroni plotësisht të dyja pjesët bashkuese para
ngjitjes
- nxehni paraprakisht të dyja pjesët dhe përdorni tel për
saldim (mos përdorni tel saldimi me bazë plumbi)
Shkrirja e tubave të ngrirë të ujit i
- përdorni gypin e reflektorit F
- nxehni zonën e ngrirë në mënyrë të njëtrajtshme
! tubat e ujit është e vështirë të dallohen nga tubat
e gazit; nxehja e tubave të gazit është shumë e
rrezikshme - rrezik shpërthimi
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ shkrirja e tubave të ujit me PVC (pozicioni I, maks.
70°C)
★ shkrirja e bravave të ngrira të makinës (pozicioni I,
maks. 70°C) (përdorni gypin e zvogëlimit G)
★ shkrirja e frigoriferëve ngrirës (mos dëmtoni paretin
plastik)
★ shkrirja e shkallëve dhe rrugicave me akull
Dhënia e formës për tubat plastikë
- përdorni gypin e reflektorit F
- mbusheni tubin me rërë dhe izolojeni në të dyja anët,
për të shmangur përdredhjen e tubit
- nxeheni tubin në mënyrë të njëtrajtshme duke e lëvizur
nga njëra anë në tjetrën
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me
shkrirje në pikë të ulët (polietilen, PVC, etj.)
★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me
shkrirje në pikë të lartë (xham akrilik, pleksiglas, etj.)
★ dhënia e formës dhe përkulja e pllakave të tapetit me
fibra sintetike
★ dhënia e formës dhe përkulja e drurit (ndërtimi i
modeleve)
Ngjitja e plastikës
- vija e ngjitjes duhet të jetë e pastër dhe pa vajra
- mbajeni shufrën e shkrirjes në vijën e ngjitjes dhe
ushtroni nxehtësi deri sa shufra e shkrirjes të bëhet
ngjitëse
- hiqeni nxehtësinë kur vija e ngjitjes të mbushet
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ riparimi i dërrasave të sërfit, skive dhe artikujve të tjerë
sintetikë sportivë (përdorni gypin e rrafshët E)
★ ngjitja e materialeve PVC
★ zbutja e flluskave pas ngjitjes së fashove PVC
★ lidhja e tubave në kopsht (përdorni gypin e reflektorit F)
Tharja
! thani vetëm me një përcaktim të ulët ose mesatar
të temperaturës (pozicioni I ose II) dhe me një
distancë më të madhe midis pajisjes dhe materialit
- tharja e bojës, llakut, gipsit, llaçit dhe suvasë
- tharja e drurit të njomë para përdorimit
- tharja e shpejtë e materialeve të trasha mbushëse dhe
ngjitëse
- tharja e lidhjeve në ndërtim para spërkatjes për izolim
ose me izolues
- tharja e lidhjeve dhe krisjeve në varka
Pastrimi/desinfektimi
- deinfektimi i kafazëve të lepujve, pëllumbave, etj. (hiqni
fillimisht kafshët)
- luftimi i kolonive të mizave
- luftimi i krimbave të drurit dhe brumbujve (mbajeni
pajisjen në një distancë të përshtatshme nga
drurui)
- eliminimi i barërave
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes C 2 )
Mos përdorni kurrë lëngje të djegshme për pastrimin e
pistoletës me ajër të nxehtë në përgjithësi dhe daljes/
gypit të ajrit në veçanti.
100

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

8003

Table of Contents