Skil 8003DA Original Instructions Manual page 98

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
ELEMENTET E VEGËL 2
A
Çelësi i ndezjes/fikjes
B
Unaza mbrojtëse
C
Të çarat e ajrosjes
D
Gypi i mbrojtjes së xhamit 9
E
Gypi i rrafshët 9
F
Gypi i reflektorit 9
G
Gypi i zvogëlimit 9
H
Dalja/gypi i ajrit
J
Unaza e varur
SIGURIA
UDHËZIMET E SIGURISË PËR PISTOLETAT ME AJËR
TË NXEHTË
PARA PËRDORIMIT:
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
Kontrolloni kordonin e pajisjes dhe vendoseni në spinë
para çdo përdorimi dhe, nëse dëmtohet, zëvendësojeni
nga një person i kualifikuar
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Kontrolloni rregullisht kordonin zgjatues dhe
zëvendësojeni nëse dëmtohet
Përdoreni pajisjen dhe aksesorët e saj në përputhje me
këtë manual përdorimi dhe në mënyrë që kërkohet për
pajisjen; përdorimi i pajisjes për punë të ndryshme ngta
ato që parashikohet të kryhen normalisht nga pajisja
mund të shkaktojë situata të rrezikshme
• Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e sipër dhe nga personat
që kanë kufizime fizike,
ndijore ose mendore ose
mungesë eksperience ose
njohurish nëse një person
përgjegjës për sigurinë e
tyre i monitoron ose i ka
udhëzuar për përdorimin në
mënyrë të sigurt të pajisjes
dhe ata i kanë kuptuar rreziqet
përkatëse (në rast të kundërt,
ekziston rreziku i gabimeve dhe i
dëmtimeve gjatë përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do
të garantojë që fëmijët të mos
luajnë me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për pajisjen nuk
duhet të kryhet nga fëmijët të
pamonitoruar
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në
prizë
GJATË PËRDORIMIT:
Mbajeni me kujdes pajisjen; parandaloni zjarrin dhe
djegiet
- mos e prekni daljen/gypin e ajrit dhe objektin e nxehtë;
ato nxehen jashtëzakonisht shumë
- mos e mbani daljen/gypin e ajrit shumë afër me
objektin me të cilin po punoni
- mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës
sipërfaqe për një kohë të gjatë
- mos shikoni kurrë drejtpërdrejt në daljen/gypin e ajrit
- mbani doreza mbrojtëse dhe përdorni syze sigurie
- mos e drejtoni kurrë rrymën e ajrit të nxehtë drejt
personave dhe kafshëve
- mos e përdorni kurrë pajisjen për të tharë flokët
- mos e lini veglën të punojë pa mbikëqyrje
- mos e përdorni kurrë pajisjen në afërsi të gazeve ose
materialeve të djegshme (rrezik shpërthimi)
- kur punoni me plastikë, bojë, llak dhe materiale të
ngjashme mund të çlirohen gaze të djegshme dhe
helmuese; informohuni paraprakisht për materialet ku
do të punoni
- kini parasysh se nxehtësia mund të transferohet në
materiale të djegshme jashtë këndit të shikimit
- për të qenë të sigurt, mbani një kovë me ujë ose fikëse
zjarri pranë, në rast se një material merr zjarr
Parandaloni goditjen elektrike
- mos shponi kurrë daljen/gypin e ajrit
- shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara
(p.sh. tubat, radiatorët, raftet, frigoriferët)
- sigurohuni që pajisja të mos njomet
- mos e përdorni pajisjen në vende të njoma
- kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
Mbani me kujdes kordonin
- mbajeni kordonin gjithmonë larg nga rryma e ajrit të
nxehtë dhe dalja/gypi i ajrit
- mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji dhe anët e
mprehta
- mos e mbani pajisjen nga kordoni dhe mos tërhiqni
kordonin për ta shkëputur nga priza
- mos e varni pajisjen nga kordoni
Mos e përdorni kurrë pajisjen në ndërthurje me hollues
kimikë
Sigurohuni që zona e punës të jetë e ajrosur mirë
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë
Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra
të voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca
e sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,127
+ j0,079 Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse
keni nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni
me autoritetin e furnizimit me energji
Jini të vëmendshëm; shikoni se çfarë po bëni, përdorni
gjykimin tuaj dhe mos e përdorni pajisjen kur jeni i lodhur
Mbani një pozicionim të sigurt; mos u zgjasni, simodos
mbi shkallë dhe mbi skela
98

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

8003

Table of Contents