Saeco Xelsis SUPREMA & DELUXE User Manual page 452

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 7
Rikthimi në cilësimet fillestare
Makina ju ofron mundësinë ta riktheni në cilësimet fillestare në çdo moment.
1 Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)"
2 Lëvizni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "Factory settings" (Cilësimet fillestare). Konfirmoni duke
trokitur lehtë mbi ikonën e konfirmimit
-
Cilësimet u rikthyen.
Cilësimet e mëposhtme janë rikthyer në gjendjen fillestare: fortësia e ujit, koha e gatishmërisë, ndriçimi i
ekranit, tingujt, ndriçimi i përparmë, profilet, ndriçimi i depozitës, masa/njësitë, cilësimet e ekranit bazë,
preferencat e "BeanMaestro", kredencialet e Wi-Fi, preferencat e përditësimit të softuerit, kredencialet e
"Saeco", kredencialet e "Amazon".
Filtri i ujit "AquaClean"
Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në depozitën e
ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke pakësuar gëlqeren e
krijuar në makinën tuaj. Mund të blini një filtër uji "AquaClean" nga shitësi juaj lokal ose në internet ose në
qendrat e autorizuara të shërbimit.
Treguesi i statusit të filtrit "AquaClean"
Statusi i filtrit "AquaClean" është gjithmonë i dukshëm si përqindje në menynë "Status" (Statusi).
-
Nëse statusi i filtrit "AquaClean" është 10% ose më pak, në ekran shfaqet një mesazh për 2 sekonda sa
herë që ndizni makinën. Ky mesazh ju këshillon të blini një filtër të ri.
-
Nëse statusi i filtrit është 0%, makina ju kërkon të ndërroni filtrin "AquaClean" sa herë që ndizni makinën.
Aktivizimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet të
aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Status" (Statusi).
Kur makina nuk e shfaq më mesazhin e aktivizimit të filtrit, mund ta aktivizoni ende një filtër uji
"AquaClean", por fillimisht duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Makina duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të nisni ta përdorni filtrin e ujit "AquaClean".
Përpara se të aktivizoni filtrin e ujit "AquaClean", ai duhet të parapërgatitet duke e njomur me ujë, siç
përshkruhet më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, në vend të ujit në makinë mund të futet ajër, çka bën shumë
zhurmë dhe nuk e lejon makinën që të përgatisë kafe.
1 Prekni ikonën "Status" (Statusi) dhe lëvizni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "AquaClean".
2 Prekni sërish ikonën e konfirmimit
Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Treguesi i statusit të "AquaClean"
bie në 0% për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Nëse nuk e zëvendësoni në kohë filtrin e ujit "AquaClean",
mund përsëri ta zëvendësoni filtrin, por së pari duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Kur treguesi i statusit të "AquaClean" bie në 0% ose kur makina ju kujton të ndërroni filtrin "AquaClean":
1 nxirrni filtrin e vjetër të ujit "AquaClean".
2 instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin "Aktivizimi i filtrit të ujit
AquaClean (5 min.)".
Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se duhet
ndërruar.
.
.
kur të shfaqet ekrani i aktivizimit. Ndiqni udhëzimet në ekran.
449
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Sm8780/00

Table of Contents